Futboll La Liga Sport

SEZONI I ERRËT/ Vuan në transfertë dhe pëson shumë gola në “Camp Nou”, Barcelona më e dobët në 13 vite

Nëse ka diçka që e ka shënjuar sezonin 2020-2021 të Barcelonës ka qenë mungesa e vazhdimësisë. Ishte një sezon i ndikuar nga mungesa e stabilitetit në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë sportivin.

Mungesa e rendimentit dhe e rezultateve kanë bërë që skuadra e Kumanit ta mbyllte sezonin me statistikat më negative që nga sezoni 2007-2008, kur drejtohej nga Frenk Rajkard.

Klubi katalanas ka grumbulluar në këtë sezon 79 pikë dhe mbeti larg Atletikos 7 pikë, e cila doli kampione dhe 5 pikë nga vendi i dytë që ishte i Realit të Madridit.

Në 13 sezonet e fundit, Barcelona gjithmonë kishte kaluar “barrierën” e 80 pikëve. Për të gjetur statistika më të dobëta se këtë herë duhet të rikthehemi në sezonin 2007-2008, në të cilin katalanasit e mbyllën në vendin e tretë pas Realit dhe Vijarealit.

Në atë kohë grumbulluan vetëm 67 pikë. Ishte një vit që u mbyll pa trofe të fituar, ndërsa këtë herë në palmaresin e klubit u vendos “Kupa e Mbretit”. Sezoni aktual ka qenë negativ edhe në aspektin goleador. Barcelona e mbylli vitin si skuadra me më shumë gola në La Liga, 85 dhe 30 prej tyre mbanin firmën e Lionel Mesit. Katalanasit festuan 18 gola më shumë se Reali dhe Atletiko, por në vitet e fundit ka pasur më shumë gola dhe saktësi përpara portës. Në vitin 2007-2008 mbetën me 76 gola dhe nga ajo kohë gjithmonë kanë shënuar më shumë sesa 85 gola.

TRANSFERTAT – Nga sezoni aktual surprizon fakti që nga 79 pikët e grumbulluara, më shumë kanë qenë në transfertë sesa në “Camp Nou”. Larg shtëpisë së tyre kanë arritur të marrin 41 pikë nga 38 të mund shme. Gjithashtu, ka pësuar më shumë gola në “Camp Nou” (20) sesa jashtë 18. Katalanasit janë ekipi më i penalizuar për mungesën e tifozëve në stadium dhe shpresojnë që sezonin e ardhshëm të kenë sa më shumë mbështetje për të arritur objektivat.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbresin sot në fushë Partizani dhe Kukësi

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, menjëherë gol i krutanëve. Marku ndëshkon me kokë

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Endri Çekiçi e mbyll me Ljubljanën. Zbulohet skuadra e re, lojtari niset drejt…

Delo.autor

Leave a Comment