Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BYLIS/ Hakaj në dyshim, 2 titullarët e Partizanit mbyllin sezonin. Ja emrat…

Partizani nuk do t’i ketë në dispozicion dy futbollistët Rron Broja dhe Egzon Belica në ndeshjen e fundit kundër Bylisit, për shkak të pezullimeve me kartonë të verdhë. Si mbrojtësi, ashtu dhe mesfushori 25-vjeçar, ishin në kuotën e tre kartonëve të verdhë para sfidës me Vllazninë.

Në takimin kundër shkodranëve, të dy u ndëshkuan dhe e mbyllën sezonin para kohe. Belica e mori kartonin e verdhë në rastin shumë të diskutueshëm të penalltisë, ku ndaloi topin që po shkonte drejt portës. Ndërsa, Broja u ndëshkua për një faull inekzistent në mesfushë. Megjithatë, të dy lojtarët e plotësuan numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për trajnerin Daja, që duhet të hedhë sytë nga stoli për alternativat. Në vend të Belicës, pritet të aktivizohet Roberto Dominguez, mbrojtësi nga El Salvadori, ndërsa vendi i Brojës pritet t’i besohet të riut Kristi Kote, i cili ka bërë paraqitje të mira së fundmi i aktivizuar nga stoli.

Sa i takon Esin Hakajt, ka një problem në kofshën e majtë. Anësori i mbrojtjes u zëvendësua i dëmtuar në takimin kundër Vllaznisë me Hektor Idrizajn që u aktivizua në vend të tij. Hakaj i ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon me fanellën e kuqe dhe është lojtari i vetëm që nuk ka humbur asnjë sfidë. Megjithatë, shkodrani mund ta humbasë takimin e fundit kundër Bylisit, në rast se nuk ia del të rikuperohet në kohë. Nëse 24-vjeçari nuk ia del, Daja mund të aktivizojë Idrizajn majtas, edhe pse nuk është roli i tij natyral. Sfida kundër Bylisit, që është edhe sfida e fundit e sezonit për të kuqtë, do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00.

Related posts

SKANDALI I TRADHTISË/ China Suarez thuhet se i bëri magji Mauro Icardit (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ja lojtari që Juventus “sakrifikon” për të arritur tek De Ligt

Delo.autor

“MUND TË KISHTE NDËRRUAR JETË NËSE…”/ Bie në fushë pa ndjenja, lojtari në gjendje të rëndë. Goditet arbitri sepse…

Delo.autor

Leave a Comment