Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BYLIS-IT/ Trajneri Martini merr lajmin e keq, dëmtohet mbrojtësi Arapi. Ja gjëndja e tij…

Një lajm i keq për Teutën në ndeshjen e djeshme në Shkodër ishte dëmtimi i kapitenit Renato Arapi.

Qendërmbrojtësi durrsak la fushën e lojës që në minutën e 8-të, pasi pësoi një tërheqje muskulore. Ai kërkoi menjëherë zëvendësim, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse “veterani” i Teutës do të riaftësohet në kohë për ndeshjen e së shtunës që durrsakët luajnë me Bylisin në shtëpi. Gjasat më të mëdha janë që Arapi të mungojë.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Zbulohet “sekreti” i formës së Skriniar, quhet Barbora (FOTO)

Isa.Autor

DËMTIMI DHE TËRBIMI I DA SILVËS NË SFIDËN TIRANA-PARTIZANI/ Mjeku shkodran: As arbitri nuk do e linte në lojë…

Delo.autor

TEKNOLOGJIA DHE DASHURIA PËR EKIPIN E ZEMRËS/ Po bëhet virale, tifozi i moshuar i Liverpool këndon korin e famshëm… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment