Futboll Seria A Sport

I FIKSUAR PAS MAKINAVE LUKSOZE/ Ronaldo blen një “SUPER BISHË” më vlerë prej 1.6 milionë euro (FOTO)

Kristiano Ronaldo, nuk u stërvit të hënën me pjesën tjetër të skuadrës pas humbjes ndaj Milanit në “Allianz Stadium” me rezultatin 0-3. Ylli portugez së bashku me disa drejtuesve të klubit vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranella.

Gjatë kësaj vizite, ai u kujdes që ta shtojë koleksionin e automjeteve të tij të shtrenjta. Presidenti i Juves, Andrea Anjeli dhe shefi ekzekutiv Xhon Elkan, e shoqëruan portugezin në vizitën e tij. Sipas raportimeve të mediave italiane, Ronaldo në Maranello kishte shkuar me helikopter, ndërsa u prit nga drejtori i Ferrarit, Matia Binoto.

Me këtë rast, CR7 u ka dhuruar fanella të nënshnkruara pilotëve të Formula 1, Leklerc dhe Karlos Sainz, me të cilët edhe ka pozuar. “Calciomercato” bën të ditur se me këtë rast, portugezi ka blerë një Ferrari Monza SP2 në vlerë prej 1.6 milion euro. Seria e këtij automjeti është e kufizuar, ndërsa nga një model e disponojnë Zllatan Ibrahimoviç, Maks Verstapen dhe Gordon Ramsej.

Ylli i Juventusit ka një koleksion të madh makinash, në mesin e tyre Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador, Maserati GranCabrio, Bentley Continental GTC e McLaren Senna.

Në ditëlindjen e 35-të, CR7, mori edhe një dhuratë një Mercedes G nga e dashura e tij, Xhoerxhina Rodriguez, derisa në shkurt të këtij viti bleu Bugatti Centodieci. Si një blerës i njohur i modeleve të Bugattit, në të kaluarën ai ka blere edhe modelet Veyron, Chiron e La Voiture Noire. Mjete luksoze pafund, në garazhdet e Kristiano Ronaldos.

Related posts

SULMI I KAMPIONËVE I MBIPOPULLUAR/ Juventus “sakrifikon” Mandzukic për…

Delo.autor

Rikuperohet Giorgio Chiellini, gati për Milanin dhe Realin

Sadik.Autor

“TANI KA SHUMË…”/ Marotta mbështet Spallettin: Nuk e shoh si trajner që mund të kritikohet

Delo.autor

Leave a Comment