Futboll Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Ish-futbollisti i Skënderbeut hero, 26-vjeçari realizon golin me Sibenik (VIDEO)

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Suad Sahiti, ka rrëmbyer skenën në futbollin kroat. 26-vjeçari, i cili u transferua në muajin mars te skuadra e Sibenikut, ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës.

Pas golit të barazimit ndaj Goricës më 20 prill, Sahiti, realizoi edhe në përballjen e sotme ndaj Istrës, në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi. Një asist i shkëlqyer ky edhe për Lokomotivën e Zagrebit ku aktivizohen disa futbollistë shqiptarë, si dhe Varazdinin ku luan Jorgo Pëllumbi.

Me fitoren e sotme, Sibenik, e ka zhytur në fund skuadrën e Istrës, e cila me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të militojë një kategori më poshtë. Për sa i përket Sahiti,  ish-lojtari i Skënderbeut merr një top nga krahët në minutën e 54-të dhe mposht portierin. Goli fillimisht anulohet nga asistenti, teksa më pas rishikohet me VAR dhe në fund, jepet i rregullt.

Related posts

Norvegjia, Lagerback: Vlerësim për Shqipërinë, por imponojmë futbollin tonë

Sadik.Autor

MAN CITY NË GARË PËR MESFUSHORIN/ Guardiola është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për yllin e Ajaxit

Isa.Autor

NDESHJA E PARE E TRANJERIT TË SAPOEMËRUAR TË REALIT/ Vjen urdhri i parë i Perez për Solari-n

Isa.Autor

Leave a Comment