Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KINË/ Kërceu mbi të gjithë, ish-futbollisti i Kukësit realizon golin e parë me Zibo Cuju (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Albi Alla është bërë protagonist ditën e sotme duke realizuar golin e vetëm të skuadrës së tij Zibo Cuju në sfidën ndaj Xinjiang Tianshan e vlefshme për Ligën e Parë kineze.

Alla shfrytëzoi mjaft mirë një goditje të lirë në minutën e 11-të të takimit duke kërcyr mbi kundërshtarët për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij, teksa shihet se 28 vjeçari mban dhe shiritin e kapitenit tek skuadra kineze.

Gjithçka shkoi për ters kur shoku i skuadrës së Allës, Li u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë.

Miqtë barazuan me anë të një 11-mëtërshi në minutën e 60-të të takimit. Ky është sezoni i parë i 28 vjeçarit më Zibon, pasi u transferua në janar nga skuadra tjetër kineze e Shanxit.

Related posts

ISHTE NË GJËNDJE TË RËNDË/ RONALDO “driblon” gazetarët, lë SPITALIN pas katër ditësh i…

Isa.Autor

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtësi kundërshtar bën portierin ndaj Dembeles, Messi shënon sërish me penallti (VIDEO)

Delo.autor

HETIMI PËR ÇËSHTJEN “ÇINARI”/ Asnjë lëvizje nga Prokuroria e Shkodrës

Delo.autor

Leave a Comment