Futboll Seria A Sport

SHOKON ME DEKLRARATËN E TIJ/ Mbrojtësi De Ligt: Në skuadër qeshnin me mënyrën e veshjes time, unë nuk…

Mbrojtësi i Juventusit, Matijs De Ligt ka thënë se njerëzit brenda klubit ndonjëherë qeshnin me të për rrobat që vesh, pasi ai preferon të shkojë me veshje komode sesa me veshje firmato ndërsa të tjerët shkojnë me rroba të shtrenjta. Ende vetëm 21 vjeç, mbrojtësi holandez është pjesë e Juventusit për dy vite, pasi ai u vendos shpejt si një lojtar kryesor pavarësisht moshës së tij të re. Duke folur për median holandeze “De Volkskrant”, De Ligt deklaroi:

“Unë gjithmonë vishem siç jam veshur tani. Thjesht nuk jam adhurues i madh i rrobave të shtrenjta të stilistëve. Unë jam Matijs, unë jam vetvetja dhe nuk do të më shihni se po shkoj të stërvitem me një kostum të shtrenjtë, është kaq e thjeshtë. Profesioni im është futbollist.

Unë dua të jem një yll në fushë. Ndonjëherë qeshin në klub për ato që vesh, por nuk më intereson. Për sa kohë që ndihem mirë me sjelljen time dhe si vishem, jam i kënaqur. Gjëja më e rëndësishme është të performosh mirë në fushë, atëherë njerëzit të respektojnë shumë më tepër sesa kur ke veshur rroba firmato”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Liverpool gati 70 milionë euro për të transferuar yllin e Juventus…

Delo.autor

Lippi: Dy vite spektakolare, më pas erdhi ai ‘black out’

Sadik.Autor

ARRIHET AKORDI ME YLLIN FRANCEZ/ Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e Griezmannit në…

Delo.autor

Leave a Comment