Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tjetër goditje në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Sulmuesi brazilian Vitor Feijao ka firmosur ditën e sotme me klubin verilindorë një kontratë 2-vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuksian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Zyrtare! Vitor Feijao eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Feijao vjen te Kukesi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Boavistas. Futbollisti 24 vjecar ka luajtur ne nje ekip me ish-futbollistin tone, Erick Flores i cili ka qene nje shtyse per futbollistin per te firmosur me Kukesin.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellen e ekipit tone.

Bem Vindo Vitor

Skeda e Lojtarit:

Emri: Vitor Feijao Correia da Silva

Mosha: 24 vjeç

Kombësia: Brazilian

Gjatësia: 1.69 m

Pozicioni: Sulmues, sulmues i djathte

Klubet e meparshme: Parana, Coritiba, Criciuma, Ceara, Figuirense, Payasandu, Boavista

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Mesfushori brazilian Vitor Feijao ka firmosur dit ën e sotme me klubin verilindor ë nj ë kontratë 2-vjeccare, duke u bërë kështu futbollisti m ë i ri n ë skuadër. Lajmi  është konfirmuar nga vet ë klubi kuksian nëpërmjet një postimi n ë faqen zyrtare.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Guardiola: Ky kampionat është më i forti, më ka përmirësuar si trajner

Isa.Autor

“PJESËMARRJA NË KËTË LIGË ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Reagon presidenti Gravina: Futbolli i përket tifozëve dhe jo…

Delo.autor

PARTIZANI NDRYSHON PËR “EUROPA LEAGUE”/ Ja me kë ndeshet në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol

F.autor

Leave a Comment