Futboll La Liga Sport

“DO TË JETË GARË E HAPUR…”/ Portieri Ter Stegen “shenjtëron” presidentin Laporta dhe Messin

Ter Stegen ka siguruar, në një intervistë për “Sport1”, se ardhja e Laportës president ka qenë shumë pozitive për klubin. Ai gjithashtu ka deklaruar se ishte shumë i qartë se do të rinovonte. Nga ana tjetër, portieri gjerman mori këtë të enjte në mëngjes çmimin “Aldo Rovira”, që e njeh atë si lojtarin më të mirë të sezonit 2019-2020.

Ardhja e presidentit të ri ka sjellë qetësi. Dhe kjo është e mirë për klubin. Jam i sigurt që Barça do të vazhdojë të arrijë suksese në të ardhmen. Laporta na mbështet, transmeton energji pozitive dhe është optimist. Kjo na inkurajon, është e rëndësishme”, – shpjegoi portieri.

Përveç kësaj, Ter Stegen iu është referuar dy emrave të përveçëm, që janë plotësisht tema aktuale. Messi, për të ardhmen e tij, dhe Haaland, i cili është në agjendën e shumë klubeve, përfshirë Barcelonën: “Leo është më i miri. Nëse ai largohet, natyrisht do të ishte një humbje e madhe për Barçën. Vetëm ai mund të vendosë nëse do të vazhdojë apo largohet.

Haaland? Pse duhet të largohet nga Dortmundi? Të vazhduarit atje edhe për një vit tjetër nuk do të ishte hap prapa për të. Nëse largohet, ekipi që nënshkruan me të do të ketë një sulmues të madh për 10 vitet e ardhshme”.

Sa i përket sezonit aktual, gjermani parashikon se titulli nuk do të vendoset deri javën e fundit: “Pas vështirësive fillestare, ne mbajmë të gjitha opsionet për të qenë kampionë. Do të jetë garë e hapur deri në ndeshjen e fundit. Fitorja kundër Valencia ishte shumë e rëndësishme për ne, na jep besim për ndeshjen kundër Atlético”.

Përveç kësaj, ai ka vlerësuar më të rintë e skuadrës, veçanërisht Pedri: “Është çmenduri ajo që po bën në moshën e tij. Të rinjtë kanë më shumë energji se kushdo”. Në fund, ai ka pranuar se kurrë nuk kishte dyshime për të rinovuar, pengesa ishte te vitet që duhej të qëndronte i lidhur me katalanasit.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Si e rrezikoi Laporta postin e presidentit për 70 milionë euro

Delo.autor

PAS AKSIDENTIT TË FRIKSHËM NË FORMULA 1/ Piloti Grosjean poston mesazhin nga spitali: Shpresoj të… (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Bruno Dita: E ardhmja ime tek Skënderbeu, gjoba e klubit dhe objektivi për titullin kampion (INTERVISTA)

Delo.autor

Leave a Comment