Futboll Sport

SULMON KLUBET E MËDHA SPANJOLLE/ Carragher: Tani është e qartë pse donin të krijonin Super League-n …

Jamie Carragher ka sulmuar klubet spanjolle dhe të gjithë klubet që nuk janë pjesë e Premier League.

“Finalja e Champions League do të jetë Chelsea kundër Manchester City. Ndërsa në Europa League, Villarreal kundër Manchester United. Tre skuadra nga katër janë angleze dhe, ekipi tjetër nuk është një super fuqi spanjolle”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpool për CBS Sports.

“Nëse i kthehemi historisë së Superligës, tani bëhet e qartë pse gjigantët e futbollit spanjoll duan të krijojnë një kampionat të ri me kaq ngulm. Thjesht sepse nuk rivalizojnë dot me Premier League”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për nivel futbolli, por edhe për para dhe trajnerë. Tuchel, Guardiola, Klopp punojnë aty. Premier League është vendi ku duhet shkuar dhe pjesa tjetër e Europës është mbrapa në këtë aspekt”.

Related posts

AKORD ME AL-NASSR/ Brozovic e mbyll me Interin, mesfushori kalon në Arabinë Saudite

F.autor

Tifozja ruse lindi djalë kur shënoi Govolkin, ia vë emrin Alexander

Sadik.Autor

“ÇUAM NJË LETËR TEK FIFA, POR…”/ Babai shpjegon pse Granit Xhaka nuk mundi të luajë për Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment