Futboll Sport

SUPERIORE U-21/ Kukësi fiton me “manita” ndaj Football Republic, Laçi ruan hapin e kreut

Janë luajtur ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore U21.

Kukësi mori një fitore te thellë 0-5 ndaj Football Republic duke forcuar pozitat në vendin e katërt në kuotën e 36 pikëve.

Laçi mposhti 0-2 në transfertë Akademinë e Futbollit, me dy gola të shënuar në frymën e fundit nga Çekolli dhe Kodra. Kurbinasit mbajnë vendin e 3-të dhe ruajnë hapin e Vllaznisë dhe Bylisit.

Në sfidën tjetër Dinamo mposhti në shtëpi 2-1 Apoloninë, duke u renditur në vendin e 8-të me 29 pikë ndërsa Apolonia në vendin e 10-të më 3 pikë më pak se kryeqytetasit.

REZULTATET

Dinamo-Apolonia 2-1
Shënues:
 Hidri 5′, Osmanaj 51′ / Zijaj 23′

Football Republic-Kukësi 0-5
Shënues:
 Tabaku 6′, Skura (aut.) 12′, Merko 20′, Balla 42′, Shpuza 91′

Akademia e Futbollit-Laçi 0-2
Shënues:
 Çekolli 85′, Kodra 91′

Related posts

MESFUSHORI VIDAL TEK INTER/ Ja detajet e plota të marrëveshjes dhe ngjitja në “altarin” zikaltër

Delo.autor

SHKËLQEU NË DERBI/ Mediat italiane thurin elozhe për “gardianin” Strakosha, ja nota që e vlerësuan

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Ndërron jetë portieri legjendar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment