Champions League Futboll Sport

“TEK MANCHESTER CITY ISHIN TË GJITHË TË PËRULUR”/ Capello akuzon Neymar: Nuk ishte… lideri

Fabio Kapelo, ish-trajneri i cili tashmë bën analistin nga studiot e “Sky Sport” akuzon sulmuesin e PSG-së, Nejmarin:

“Te Mançester Siti, individualitetet u vunë në çdo moment në shërbim të skuadrës. Nejmar ndërkohë, i cili duhej të tregonte madhështinë e tij, për më tepër në mungesë të Mbapesë, kërkoi gjithmonë inkursionet personale dhe egoiste qendrore. Në asnjë moment nuk shërbeu Ikardin dhe kjo bëri që francezët të humbnim rrezikshmërinë.

Ndërkohë, te Siti ishin të gjithë të përulur… Vraponin, bënin presing, ndihmonin njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu mund të synohet të shkosh në finale. Nejmar nuk më pëlqeu, nuk u tregua lider në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”.

Related posts

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Mjaftojnë 5 minuta për “hakmarrjen” e vendasve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“PARIS 2024″/ 5 ekipet olimpike që siguruan medalje për herë të parë në Lojërat Olimpike, Shqipëria bën historinë

F.autor

Real Madrid i vjen rrotull/ PSG-ja kërkon të “blindojë” Neymarin me një ofertë faranoike

Isa.Autor

Leave a Comment