Futboll Seria A Sport

“TË GJITHË ISHIN GATI PËR FUNERALIN TONË”/ Habit Bonucci: Edhe nëse nuk do ja dilnim, do të…

Pas shumë vuajtjesh dhe një sezoni me ulje dhe ngritje, Juventusi ja doli të sigurojë një kualifikim në Ligën e Kampionëve e ndihmuar dhe disi nga fati pasi Napoli zhgënjeu në shtëpi kundër Veronës.

Për t’i mbyllur gojën kritikëve, ka menduar mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka shprehur të gjithë mllefin e tij duke shkruar se të gjithë ishin përgatitur për funeralin e skuadrës, por në fund bardhezinjtë ja dolën.

“Ata ishin të gjithë gati duke pritur momentin e fundit për të qenë në gjendje të bënin atë që u pëlqen më shumë, por nuk e kishin llogaritur mirë krenarinë e këtij grupi, mentalitetin e kësaj skuadre.

Është e vërtetë, ky sezon ka qenë i përzier, me shfaqje të shkëlqyera dhe me disa më pak të bukura, kemi humbur pikë rrugës, pikë që zakonisht nuk i humbnim. Sidoqoftë, në fund të sezonit ajo që merr mbetet janë dy trofe të fituara nga skuadra. Një qëllim i arritur kur të gjithë ishin gati për “varrimin” tonë, filluan të brohorisnin për diçka që nuk kishte mbaruar ende.

Por ne besuam deri në fund dhe ja dolëm. Jemi të vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë ky vit për ne dhe për tifozët.

Ne do të takohemi përsëri vitin e ardhshëm në shtëpinë tonë, në stadiumin e Juventusit dhe në Ligën e Kampionëve.

Dhe edhe nëse nuk do t’ia arrinim qëllimit do të kishim mundësinë të festonim trofe dhe suksese të rëndësishme dhe të vlefshme, gjë e cila ka ndodhur për dhjetë vjet në mënyrë të përsëritur”, shkruan mbrojtësi juventin.

Related posts

I DHA SHPRESË SHQIPTARËVE/ Faqja zyrtare e UEFA-s kujton golin historik të Kombëtares në Europian

Delo.autor

NJË EMËR SURPRIZË PËR SULMIN/ Klubi i Juventus: asisti vjen nga… City

Delo.autor

“KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN”/ Inzaghi kërkon të thyejë “tabutë”

F.autor

Leave a Comment