Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Longo nuk heq dorë nga treshja e sulmit Milunoviç-Feizhao-Basha (FORMACIONET ZYRTARE)

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Kukësit kthen në pah një duel historik mes dy skuadrave të cilat kanë qenë dominueset e dekadës së fundit në futbollin e vendit tonë. Por si rrallëherë në këto 10 vite, Skënderbeu vjen me objektiv vetëm për t’u larguar nga fundi i tabelës.

Korccarët janë paraqitur shumë larg asaj me të cilën kishin mësuar në vitet e fundit dhe tashmë kanë nevojë urgjente për pikë. Ndaj trajneri Memelli ka kthyer në formacion edhe Berishën e harruar prej kohësh në stol apo të kaluar në plan të dytë gjatë këtyre javëve.

Kurse Longo nuk heq dorë nga treshja Milunoviç-Feizhao-Basha në repartin e avancuar, duke parë se i kanë garantuar raste dhe gola para portës kundërshtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Dumfur, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Moraesh, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, Basha.
Trajner: D. Longo

Related posts

Deklarata e Zlatko Daliç: Duam t’i shkojmë deri në fund

Isa.Autor

PSG KAMPION EVROPE/ Parisi “shpërthen” në festë, Luis Enrique: Ndjenjë e mrekullueshme…

F.autor

(VIDEO) Me ken shkodran tana i ban, ky po që është gol

Sadik.Autor

Leave a Comment