Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËMTUA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Martini merr lajmin e keq, humb sfidën ndaj Bylisit mbrojtësi…

Teuta ka nisur dje pasdite përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Bylisit. Nën drejtimin e Edi Martinit dhe ndihmësve të tij, ekipi zhvilloi një seancë të lehtë, më tepër të karakterit taktik.

Stafi po përgatit manovrën për ndeshjen e radhës, duke punuar më tepër edhe me goditjet standarde. Ndërkohë, dje është konfirmuar se kapiteni Renato Arapi e ka të pamundur të jetë në fushë të shtunën.

“Panorama Sport” mëson se stafi mjekësor ka konstatuar pas analizave se mbrojtësi ka pësuar një tërheqje në kofshë në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku luajti vetëm 7 minuta. Tashmë Arapit i është sugjeruar një pushim prej 10 ditësh. Gjasat janë që ai ta humbë edhe sfidën me Kastriotin në mesjavën e ardhshme. Lajm pozitiv për trajnerin Martini është rikthimi i Asion Dajës. Mesfushori ka shlyer pezullimin për kartonë dhe do të jetë gati për takimin ndaj Bylisit.

Related posts

ELIMINIMI NGA NATIONS LEAGUE/ Sulmuesi Pelegrini: Na pret një e ardhme e shkëlqyer, fitojmë Botërorin

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E YLLIT ARGJENTINAS/ Vëllai i Higuain rrëfen: Me të gjithë respektin për Serinë A, në Itali do të…

Delo.autor

Statistikat Serbi-Zvicër/ Shaqiri shumë pranë rekordit historik

Isa.Autor

Leave a Comment