Futboll Ligue 1 Sport

IKU NGA ITALIA PËR CHAMPIONS/ Buffon tani uron Juventusin: Një triumf i tillë ka… (FOTO)

Verën e shkuar Gianluigi Buffon i dha fund aventurës të gjatë dhe të lavdishme me Juventusin, ku pengu i vetëm ishte që nuk fitoi dot Champions League.

Për t’ia dalë mbanë, firmosi për PSG, ku gjente emra si Mbappe e Neymar, por tashmë me humor mund të thuhet se pikërisht portieri legjendar qenka ters.

Në një kohë që PSG është eliminuar turpshëm nga Champions, me Buffon që ishte ndër fajtorët e mëdhenj në disfatën kundër Manchester United, Juventusi marshon dhe ka eliminuar me një fitore të madhe Atletico Madrid.

Pas ndeshjes Buffon postoi një mesazh të shkurtër në Instagram, duke uruar ish-shokët e tij: “Përgëzime të gjithëve! Një triumf i tillë ka diçka të jashtëzakonshme dhe prekëse.

P.S. I mrekullueshëm, Mister Allegri!”.

Një mbrëmje e mrekullueshme për Buffon, i cili e shijoi fort përmbysjen spektakolare të ish-skuadrës së tij. Vetë portieri i datëlindjes 1978 kishte qenë afër një përmbysjeje të ngjashme vitin e kaluar, me rezultatin e famshëm 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Allegri pati falënderime edhe për Gigi, kur foli në mikrofonin e “Sky Sport”: Ne e falënderojmë atë, për shkak se bëri historinë tonë. Na erdhi keq për eliminimin e tij. Shpresojmë të shkojmë në Madrid edhe për të“.

Related posts

Heroi rus, Akinfeev: “E kuptuan të gjithë se luajmë futboll!”

Sadik.Autor

14 GOLA NË 12 NDESHJE/ Ja kush është 17-vjeçari që ka magjepsur Bayern Munich…

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern dëshiron të mbajë më të mirët, rinovon kontratën me ylli i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment