Bundesliga Futboll Sport

U ZYRTARIZUA NË STOLIN E KOMBËTARES GJERMANE/ Trajneri Flick: Krenari për mua, jam këtu për…

Hansi Flik do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares gjermane. 56-vjeçari firmosi dje kontratën e tij me DFB-në në Frankfurt, një kontratë e cila do të zgjasë deri në vitin 2024, duke përfshirë këtu turneun botëror në Katar dhe Europianin që do të zhvillohet në Gjermani në verë të vitit 2024.

Flik do të marrë postin e trajnerit duke nisur nga 1 gushti i këtij viti. Kujtojmë që Joakim Lëv do të largohet pas përfundimit të Europianit duke ia lënë vendin ishtrajnerit të Bajernit, i cili në 18 muaj fitoi shtatë trofe në Mynih.

Hansi nuk është një i panjohur për Federatën Gjermane me të cilën ka punuar edhe në të shkuarën edhe pse jo si trajner i parë. Nga 2006-a deri në 2014 ai ishte ndihmëstrajner i Jogi Lëvit. Në 2017-ën Flik u largua me vullnetin e tij nga zyrat e federatës për t’iu bashkuar Hofenhaimit si drejtor sportiv. Në fund, aventura e tij me Bajernin ku fitoi gjithçka në 18 muaj duke u larguar më pas me fitimin e kampionatit fundjavën që shkoi.

Related posts

“SHI MILIONASH” PËR NJË SKUADËR YJESH/ Ja shuma që Perez ka vënë në dispozicion për merkaton e Realit

F.autor

COVID-19/ Boksieri Povetkin del pozitiv me koronavirus, anullohet revanshi me Whyte

Delo.autor

Reagon shpejt MILANI/ Kuqezinjtë kthehen në avantazh ndaj Atalantas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment