Futboll Sport

“EURO 2020″/ Rruga drejt trofeut nis më 11 qershor, finale me 90 mijë tifozë

Europiani po troket në dyert e sportdashësve dhe nga ngritja e siparit të turneut më të rëndësishëm kontinental në futboll na ndajnë vetëm dy javë.

Më 11 qershor në Romë ndeshja hapëse e “Euro 2020”-ës, i cili u shty me 1 vit prej pandemisë, do të jetë ajo mes Italisë dhe Turqisë, në stadiumin “Olimpiko” të Romës, ndërkohë që trofeu do të jepet në mitikun “Uembli”, në Londër më datë 11 korrik.

Sigurisht që të gjitha sfidat e këtij kompeticioni do të jenë spektakolare, duke parë se tifozët do ta shijojnë jo më në një seli, por në plot 11 qytete/shtete të ndryshme të Europës: Baku (Azerbajxhan), Kopenhagen (Danimarkë), Mynih (Gjermani), Londër (Angli), Romë (Itali), Amsterdam (Holandë), Bukuresht (Rumani), Shën Petërburg (Rusi), Gllazgou (Skoci), Sevije (Spanjë) dhe Budapest (Hungari).

Për më tepër, finalja londineze e Europianit ka shumë shanse që të luhet me 90 mijë të pranishëm (kapaciteti i plotë i “Uembli”-it), duke parë se rastet në kryeqytetin anglez nuk janë më shumë se 15 në ditë, prej gati dy javësh.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Slavia Praga nuk pranoi të ulen në gjunjë, sulmuesi i Arsenal-it i qëndron përpara syve (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË ANKTH/ Humbet titullarin për Champions dhe El Clasico, ja emri

Delo.autor

Izraeli “tërbohet” ndaj Argjentinës, pas anulimit të miqësores në Jeruzalem

Sadik.Autor

Leave a Comment