Sport Të tjera

ZBULON OBJEKTIVAT/ Basketbollistja e Partizanit: Pas Kupës të bëjmë dopietë me kampionatin

Pas më shumë se tri dekadash, Partizani në basketboll për femra u rikthye këtë vit të shkëlqejë dhe të provojë shijen e trofeve. Pasi triumfuan në Kupë, kryeqytetaset tashmë janë gati për fazën finale të kampionatit. Një prej lojtareve më të mira të Partizanit gjatë këtij sezoni është pa diskutim Ebi Dishnica, e cila ka rezultuar vendimtare në shumë ndeshje, ku veçojmë finalen e Kupës ndaj Flamurtarit.

Me tri gjuajtjet e saj të lira në frymën e fundit, Dishnica e dërgoi ndeshjen në shtesë, për t’i hapur rrugë suksesit të Partizanit ndaj vlonjateve. Në prag të “play off”-it, në një intervistë për “Panorama Sport”, Dishnica komenton sezonin e skuadrës. Ajo bën të ditur se Partizani ka objektiva të qartë, ku pas Kupës kërkon edhe suksesin në kampionat. 24- vjeçarja, gjithashtu i injoron akuzat e skuadrës kundërshtare të Flamurtarit, teksa kërkon të fokusohet vetëm te skuadra e saj.

Ebi, pas një sezoni të shkëlqyer, tashmë është radha e “play off”-it. Si vjen Partizani në këtë fazë finale dhe cilët janë objektivat?

Në këtë fazë finale, duke marrë parasysh edhe arritjen e fitimit të Kupës, ne vijmë akoma dhe më të përqendruara për të arritur objektivin e radhës, fitimin e kampionatit, pasi që në fillim të sezonit objektivat tanë kanë qenë shumë të qartë për të fituar Kupën dhe kampionatin.

Cili ka qenë çelësi i suksesit në skuadrën tuaj?

Çelësi i suksesit mendoj se është kolektiviteti i mirë që kemi me njëra-tjetrën pa harruar përkushtimin dhe punën shumë të madhe që kemi bërë çdo stërvitje.

Ndryshe nga sa ka ndodhur këto vitet e fundit, për herë të parë kemi një ekip tërësisht me përbërje shqiptare që është në gjendje të luftojë për titull. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Është i dyti sezon që ne kemi këtë përbërje dhe mendoj se kjo është dhe e veçanta e ekipit tonë, pasi duke luajtur vetëm me lojtare shqiptare, mundësia për t’u rritur është akoma dhe më e madhe për çdo lojtare të perspektivës.

Pak javë më parë Partizani u rikthye të provojë shijen e trofeut pas disa dekadave “thatësirë”. Si e keni përjetuar triumfin në Kupë?

Ne si skuadër që në fillim të sezonit kemi punuar shumë për të rikthyer këtë trofe dhe ishte një emocion shumë i madh arritja e suksesit në Kupë.

Ju ishit edhe protagoniste kryesore në atë sukses, ku përveç lojës së shkëlqyer realizuat edhe tri goditjet e lira që e dërguan ndeshjen në shtesë. Çfarë menduat në momentet kur ekzekutuat gjuajtjet e lira?

Loja ka qenë nga fillimi deri në fund me shumë emocione. Në momentin e tri gjuajtjeve në fund mendimi kryesor ishte realizimi për të arritur qëllimin e përbashkët të skuadrës. Çfarë note do t’i vendosni sezonit të deritanishëm? Ne të gjitha së bashku kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe na ka mbetur dhe pak për të finalizuar objektivat e vendosur.

Kundërshtarët tuaj të Flamurtarit kanë akuzuar se keni pasur mbështetje nga arbitrat. Keni ndonjë përgjigje ndaj tyre?

Nuk kam koment për këto akuza, pasi mendoj se që nga fillimi i lojës e deri në fund, ne kemi pasur epërsi në rezultat, kështu që mendoj se janë të tjerë ata që merren për të gjykuar arbitrimin. Ne thjesht duhet të vazhdojmë të tregojmë profesionalizëm deri në fund të kampionatit.

Keni ndonjë premtim si skuadër në rast të fitimit të titullit?

Nuk dua të flas para kohe duke bërë premtime, por jam e sigurt që do të jenë ndeshje shumë të bukura për t’u ndjekur.

Related posts

E BUJSHME/ Zidave në prag largimi, vendin e tij pritet ta zejë ish trajneri i Juventusit

Delo.autor

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Shpresoj të bëjmë hapa përpara

F.autor

KUR LLOGARITË DALIN KEQ ME TALENTET/ Nga Donnarumma tek Pessina, sa shumë gabime nga Milan

Delo.autor

Leave a Comment