Futboll Seria A Sport

“PRITEJ QË TË VINTE PRESIDENTI NGA KINA…”/ Kërcënon menaxheri i titullarit të Inter-it: Respektoni akordin ose nuk rinovon

Në ambientet e Interit, pas fitores së titullit katër ndeshje më herët se përfundimi, është moment bilancesh. Edhe në sens llogarie, sepse është thelbësor shkurtimi i pagave. Presidenti Stiven Zhang i ka kërkuar skuadrës të heqë dorë nga dy muaj të prapambetur, që do t’i lejonin klubit në vështirësi ekonomike të kursenin rreth 25 milionë euro bruto. Pritet përgjigjja, e destinuar të jetë një “jo” korale.

Në këtë klimë pasigurie, në horizont ekziston edhe rreziku-nevoja për të larguar ndonjë “big” në të mirë të arkëtimeve. Në këtë kuadër kanë ardhur edhe deklaratat e menaxherit të Alesandro Bastonit, i cili ka lëshuar alarmin. “Prej katër muajsh kemi një akord me Marotën, Auzilion dhe Antonelon. Qëndronte premtimi për të ngjitur pagën në një nivel të drejtë dhe akordi në shkurt ekzistonte, janë shkëmbyer edhe mesazhet elektronike, – është shprehur Tulio Tinti në një intervistë për “Corriere dello Sport”. – Mbetej vetëm që presidenti të rikthehej nga Kina për të formalizuar gjithçka. Jo më larg se e premtja m’u komunikua që rinovimi nuk ka sfumuar, por që duhet pritur që të firmoset ky huazim që klubi po negocion”.

SKADENCA – Nga klubi, edhe gjatë këtyre ditëve të fundit, kanë ardhur mesazhe siguruese në këtë aspekt. “Akordi vetëm duhet formalizuar. Nuk ka asnjë rëndësi nëse priten 10 apo 15 ditë”, bëri me dije drejtori sportiv Auzilio disa ditë më parë. “Nuk ka probleme për rinovimet e Bastonit dhe Lautaros”, ishin fjalët e administratorit Marota. Tinti megjithatë ka një mesazh për klubin: “Bastoni ka fanellën veshur sepse është zikaltër. Do të respektojë akordet sepse ka ende një kontratë dhe unë kontratat jam mësuar t’i respektoj. Nëse klubi do të rinovojë me shifrat e akorduara OK, përndryshe nga 1 korriku situata do të ndryshojë”. Për Bastonin pretendentët nuk mungojnë: është folur për një interesim të Realit të Madridit, por edhe shumë klube të Premier Ligës.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Spalletti jep një lajm të MIRË dhe një të KEQ para Cagliarit

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Bayern Munchen bën blerjen më të lirë në histori, vetëm 1 euro

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu Shkurtaj dyfishon shifrat për verilindorët

Delo.autor

Leave a Comment