Futboll Sport

10 SINJALE PËR TË DOMINUAR “EURO 2020″/ Besim dhe këmbëngulje nga trajneri, ja pse ëndërron Spanja…

Në karuselin e ndjen jave dhe emocioneve të forta që dhuroi ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë, iberikët kanë dashur të mendojnë vetëm për gjërat pozitive dhe kanë nxjerrë 10 mësime që do të shërbejnë për të ardhmen.

RINGRITJA – Spanja u ringrit dy herë në këtë ndeshje. Në fillim ishte portieri Unai Simon, i cili gaboi mjaft rëndë duke e lënë topin e Pedrit të shkonte në rrjetë. Në vazhdimësinë e ndeshjes ia doli të reagonte në mënyrë spektakolare duke bërë pritje vendimtare. Ringritja tjetër ishte në kohën shtesë. Pavarësisht se ekipi i Enrikes pësoi 2 gola në fundin e ndeshjes, nuk e humbi toruan. Gjërat mund të kishin shkuar më keq, por ekipi spanjoll tregoi forcën dhe ia doli.

BESIM – Kualifikimi ndaj nënkampiones së botës shton besimin dhe tremb kundërshtarët e tjerë në këtë Europian. Spanja ka filluar të marrë një fytyrë pozitive në këtë kompeticion.

PEDRI – Pavarësisht faktit se është vetëm 18 vjeç, talenti i Barcelonës ka treguar personalitet dhe një lojë të jashtëzakonshme. Ka lindur për të bërë gjëra të mëdha ky njeri.

UNAI SIMON – Si të kalosh nga ferri në parajsë? Pyesni portierin Unai Simon. Nga dështimi në sukses brenda një ndeshjeje. Ishte një leksion për të gjithë. Në futboll ringrihesh shpejt edhe kur rrëzohesh. Duhet të falënderojë De Gean që i qëndroi afër.

GOLAT – Në fillim kishte një debat të jashtëzakonshëm për mungesën e golave, ndërsa tani është skuadra e parë me 11 gola të shënuar në Europian. Futbolli është i çuditshëm dhe i paparashikueshëm. Mund ta shpjegojë dikush?

MORATA – Goli spektakolar dhe çlirues në fund. Tani të tjerët duhet ta qepin gojën. Respekt për të.

ENRIKE – Trajneri ka besim të verbër te lojtarët, por edhe te vetja. E di mjaft mirë se çfarë kërkon dhe mbi të gjitha se si ta arrijë atë.

SARABIA – Erdhi i fundit dhe tani po renditet mes të parëve. Sarabia i ka surprizuar të gjithë. Kishte prenotuar pushimet, por po kalon momentin më të bukur të karrierës

BUSKETS – Nuk ka çmim ky futbollist. Rikthimi i tij në fushën e lojës i ka ndryshuar jetën kësaj skuadre.

DËSHIRË – Këta futbollistë janë të uritur për të fituar trofe. Lojtarët e dinë që kanë përpara një shans të artë dhe nuk duhet ta shpërdorojnë.

Related posts

Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

Sadik.Autor

CONTE DËSHIRON PËRFORCIME NË MERAKTO/ Ja dy lojtarët që ka zgjedhur të sakrifikojë

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ ROBBEN shënon një gol FANTASTIK në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment