Futboll Sport

“AI DO TË KALOJË DISA JAVË TË VËSHTIRA”/ Neville: Mbappé do të jetë si Ronaldo dhe Messi? Kjo është sprova e madhe…

Pas ndeshjes Francë-Zvicër 3-3, e fituar me penallti nga helvetët, ish-mbrojtësi Gary Neville foli për transalpinët dhe fenomenin e PSG-së, që humbi penalltinë e fundit dhe dërgoi kampionët e botës në shtëpi:

“Kylian Mbappé do të kalojë disa javë të vështira. Unë mendoj se do t’i duhen disa javë për t’u rikuperuar psikologjikisht. E dija që Mbappé donte të merrte penalltinë e fundit dhe kur ishte gati të godiste mendova: oh, jo! E thashë pak para kohës shtesë se isha i sigurt se do të donte të ekzekutonte penalltinë finale.

Sidoqoftë, kishte disa momente në lojë ku mund të shihnit se nuk ishte ndeshja e tij. A do të jetë si Cristiano Ronaldo dhe Messi? Kjo mund të jetë një pengesë e vogël për të, një provë e madhe në javët e ardhshme. Ai po kalon një moment të vështirë. Do të jetë e vështirë për të dhe për Francën ta pranojnë këtë eliminim…”

Related posts

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Sadik.Autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja trajneri që do të kishte zgjedhur Juventus pa Champions…

Delo.autor

ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…

F.autor

Leave a Comment