Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ndiej keqardhje që nuk mundëm të shkonim më tej

Franca ishte pretendentja kryesore për të fituar Eu ropianin dhe Didie Deshamp kërkonte nga futbollistët e tij të përqendroheshin vetëm te çështjet e fushës. Sipas “Le Parisien”, trajneri kishte urdhëruar futbollistët të mos kryenin marrëdhënie seksuale derisa objektivi të arrihej, por nga sot, ata janë të lirë të sillen si të duan.

Didie Deshamp e kishte vendosur këtë masë të rreptë në mënyrë që të shmangte infektimet me Koronavirus dhe jo sepse mungesa e seksit ka të mira në performancën sportive, siç e vërtetoi edhe eliminimi i djeshëm. Sipas së përditshmes franceze, një anëtar i stafit teknik të ekipit ka zbuluar:

“Shumica janë djem te të njëzetat dhe nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përdorin ‘teknikën manuale’. Nuk është se ka pasur tension gjatë grumbullimit, por mungesa e seksit është diçka që diskutohet shpesh mes lojtarëve. Është situatë e ndërlikuar, pasi nuk lejohet fare kontakti fizik, djemtë as nuk mund t’i puthin partneret”.

FJALA E DESHAMPIT – Didie Deshamp ka deklaruar pas ndeshjes se Franca nuk dha më të mirën dhe se gabime të tilla në fazën mbrojtëse nuk i ka bërë prej shumë kohësh. “Ndiej keqardhje që nuk mundëm të shkonim më tej, – ka deklaruar trajneri i Francës pas eliminimit nga Zvicra. – E dinim që do të ishte një ndeshje e ndërlikuar, por u treguam të pazotë për të mbajtur fort avantazhin e dy golave. Është e pashpjegueshme se sa shumë kemi gabuar në këtë ndeshje. Realisht kishim shumë kohë që nuk humbnim ekuilibrat dhe përqendrimin në këtë mënyrë. Kjo është një gjë shumë e rrallë për Francën. Më vjen vërtet shumë keq që u treguam aq të dobët pasi shënuam edhe golin e tretë”.

MBRON MBAPENË – Zhgënjimi i madh i mbrëmjes së djeshme ishte edhe Kilië Mbape. Ylli i “Gjelave” dhe i PSG-së zhvilloi një ndeshje nën mesataren dhe humbi edhe penalltinë vendimtare. Për këtë arsye sulmuesi u kryqëzua nga mediat për mu ngesë impenjimi dhe mungesë dëshire për të sakrifikuar më shumë.

“Nuk më duket e drejtë të kritikohet kështu Mbape, – tha trajneri Deshamp në konferencë. – Mund t’ju them se ai është jashtëzakonisht i mërzitur për penalltinë e humbur dhe është prekur shumë nga eliminimi, por duhet të bëjmë kujdes me një djalë të ri dhe të vlerësojmë edhe faktin që ai mori përsipër të gjuante penalltinë e fundit.

Janë pak lojtarë ata që marrin një përgjegjësi të tillë. Natyrisht, të gjithë jemi të dëshpëruar sepse të eliminohesh me penallti në futboll është mizore, por duhet të pranojmë realitetin”. I pyetur për të ardhmen, trajneri i Francës nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë, ndërkohë që menjëherë nisi të qarkullojë lajmi se Zinedin Zidan mund të jetë pasardhësi i tij në stolin e kampionëve të botës.

Related posts

“DIGA BORDO”/ PSG ndalet për herë të parë në Francë, NEYMAR rishkruan historinë

Isa.Autor

Franca tregon muskujt me Italinë/ “Gjelat” janë të fortë për “axurrët” (VIDEO)

Sadik.Autor

DUAN TË DOMINOJNË/ Mbi 1 miliard euro për blerje, SERIE A thyen një REKORD (STATISTIKA)

Isa.Autor

Leave a Comment