Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË SULMUES I FORTË”/ Brehme paralajmëron Inter-in: Merr shembull nga Bayern dhe mos e bëj këtë

“Atëherë, Hakimi do të largohet me të vërtetë?”.

Ka nisur me një pyetje shqetësimi intervista me Gazzetta dello Sport e Andrea Brehme.

“Nuk jam dakord me shitjen e tij”, ka thënë ish-ylli i zikaltërve dhe Gjermanisë. “Si tifoz interist, uroj që të qëndrojë. Do të ishte një humbje e madhe po të largohej. Është një nga më të fortët në botë në rolin e tij, ndoshta më i miri”.

Sipas Brehme, Inter duhet të marrë shembull nga Bayern.

“Inter është një klub i madh, që lufton gjithmonë për të fituar Serinë A dhe Champions League. Bayern Munich, për shembull, nuk do t’i shiste kurrë yjet e ekipit”.

Në lidhje me Lukaku-n:

“Një sulmues shumë i fortë. Nuk i mungon asgjë. Kë do të zgjidhja mes tij dhe Lewandowski-t? Romelu është më i ri… Robert luan me kampionë te Bayern, ndërsa te Polonia ka pak vështirësi. Lukaku e ka më të lehtë më kombëtaren. Gjithsesi, flasim për dy lojtarë të jashtëzakonshëm”.

Related posts

“SHENON”/ Mamaja e Pogba-s, ylli i reklamës së re të Adidas

F.autor

“COPA DEL REY”/ Benzema shkëlqen me dopietë, Real Madridi kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

Të mërkurën hidhet shorti i gjysmëfinalevetë Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment