Futboll Sport

ANALIZA/ Mesfusha nuk shënon, Spanja po pret golat

Goli. Ky është debati që ka sjellë sërish në skenë kombëtarja e Spanjës pas debutimit në Europian kundër Suedisë. Mungesa e shënjestrës për të mbyllur aksionet ka sjellë një problematikë, e cila duhet të zgjidhet menjëherë. Sulmuesit janë në qendër të kritikave, Alvaro Morata më shumë sesa të tjerët.

Por, problemi është se në një skuadër nuk duhet të vijnë golat vetëm nga sulmi. Luis Aragones kërkonte gola dhe nga Ksavi dhe Iniesta. Ai e tha hapur që asistet janë mirë, por që skuadra kishte nevojë që ata ta çonin vetë topin në portë. Ksavi e dinte për çfarë po flitej, sepse te Barcelona kishte shënuar shpesh. Radomi Antiç ia kishte ngulitur diçka të tillë në kokë. Del Boske kishte në dispozicion një armatë mesfushorësh që shënonin gola si Alonso (15), Fabregas (14), Kacorla (14), etj. Ata e nxirrnin skuadrën nga situata të vështira, kur mbrojtjet kundërshtare markonin sulmuesit.

Tani kjo kombëtare ka një mesfushë me futbollistë që nuk shënojnë shumë. Është e vërtetë që nuk mund të dalim në përfundime sepse kanë luajtur pak. Në këtë mesfushë, ata që kanë shënuar më shumë gola janë Buskets dhe Tiago Alkantara. Të dy kanë 2 gola. Njëri i ka shënuar në 124 ndeshje, ndërsa tjetri në 43. Edhe ata vetë e dinë që ka ardhur koha të sjellin gola për kombëtaren dhe të bëhen mbështetje për sulmuesit. Koke kishte 2 raste të mira ndaj Suedisë për të shënuar golin e parë. Do të ishte goli i tij i parë me kombëtaren. Ka luajtur 51 sfida dhe ende nuk ka gjetur rrjetën. Nuk është lojtar që i mungojnë golat, sepse me Atletikon ka shënuar në çdo sezon. Megjithatë, nuk shquhet për instinkt të lartë. Mungesa e Ramosit në kombëtare ka “humbur” edhe golat. Morata është golashënuesi më i mirë me 19 gola, ndërsa i dyti Alba me 8.

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ “AZZURRËVE”/ Hazard “kërcënon” Mancinin: Do t’i japim fund “magjisë” së Italisë

Delo.autor

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehen pas dëmtimit për fazën përgatitore lojtarët…

Delo.autor

Daniele de Rossi: Juventusi favorit, Roma do të bëjë gjithçka për titullin

Q.Autor

Leave a Comment