Futboll Sport

“BARI I THATË DHE SHUMË VAPË”/ Sulmuesi Griezmann analizon problemet pas barazimit me Hungarinë

Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Hungarisë duke e komplikuar disi situatën në Grupin F, teksa në sfidën e fundit do të luajnë kundër Portugalisë.

Për francezët golin e vetëm e shënoi Antoni Grizman në minutën e 66-të të takimit duke shmangur kështu humbjen e “gjelave”.

Pas ndeshjes sulmuesi i Barcelonës u shpreh se ishte shumë vapë dhe nuk ishin mësuar me prezencën e tifozëve në stadium që prej kohë që pandemia ndaloi hyrjen e tyre.

“Ndryshuan zakonet tona, ishte shumë vapë dhe fusha ishte shumë e thatë. Ishte hera e parë me tifozë që pas pandemisë dhe kjo ndikoi tek ne. E dimë që nuk është e lehtë, duhet të rikuperojmë këtë rezultat për ndeshjen e radhës dhe të fitojmë kundër Portugalisë”, ishin fjalët e Grizman.

Related posts

DËSHIROJNË TË FORMOJNË DYSHEN E KRAHËVE…/ Klubi europian në sulm për Teo Hernandezin

Delo.autor

Ronaldo e hesht “Camp Noun”, barazohet rezultati 1-1 ndaj Barcelonës (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Fillon epoka e Sarrit, tur në “Allianz” stadium (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment