Futboll Sport

NDESHJA NDAJ SPANJËS PËR “EURO 2020″/ Lewandowski sfidon “Furinë e Kuqe”: S’i trembem, presioni tek rivali

Spanjollët e sfiduan se do ta “hanin” Levandovskin, por gjiganti polak nuk trembet aspak. Në një deklaratë për mediat, sulmuesi i Bajernit të Mynihut thotë se kombëtarja e tij është e fortë dhe do të bëjë gjithçka për të dalë triumfuese nga kjo ndeshje. “Nuk kemi frikë nga kombëtarja spanjolle. Ne e dimë që duhet të prezantohemi në këtë sfidë më të bindur dhe më të vendosur se kurrë. Duhet të jemi të disiplinuar dhe ta luajmë si të ishte sfida e fundit. Nëse luajmë si skuadër dhe luftojmë, atëherë do të kemi një shans të artë për të marrë rezultat”, tha sulmuesi.

PRESIONI – Bomberi i Europës tha se Spanja ka presion për ta fituar këtë sfidë në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë te kualifikimi dhe kjo gjë mund të jetë pozitive për Poloninë. “Gjithmonë ka presion në futboll, sidomos kur luan në Europian dhe nuk ke marrë pikë. Por, ne luajmë ndaj Spanjës, e cila është kombëtare e fortë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Edhe ata kanë nevojë për të fituar dhe kjo gjë mund të na ndihmojë”, përfundoi ai.

SLLOVAKIA – Sulmuesi 32-vjeçar foli për humbjen në sfidën e parë kundër Sllovakisë. “E kemi parë atë ndeshje dhe pavarësisht faktit që kishim kontrollin, ne pësuam gol. Mund të na kishte destabilizuar, por ia dolëm të qëndronim në lojë. Kur shënuam shumë shpejt, morëm karton të kuq dhe nuk fituam dot. Duhet të rritemi në të gjitha aspektet për ndeshjen e radhës. Unë kam shumë eksperiencë, por ka edhe të tjerë të rinj. Ndonjëherë i këshilloj dhe u tregoj se si duhet të sillen në fushën e lojës. Unë e bëj me qëllim të mirë dhe shpresoj të mos e marrim për keq. Kam parë shumë kualitet në stërvitjet e fundit.

Na mungon thjesht pak shpejtësi dhe vazhdimësi që të luajmë gjithmonë njëlloj. Nëse rritemi do të marrim rezultate pozitive. Rekordet? Kurrë nuk kam menduar se do të arrija këto shifra. Kujtoj ndeshjen time të parë me Poloninë dhe nuk shënoja shumë. U rrita duke menduar që nëse e shpërdoroj rastin e parë, do të vijë i dyti”, përfundoi Levandovski. Asnjë nga sulmuesit pjesëmarrës në Europian nuk ka shënuar më shumë sesa Leva në këtë sezon. Ai ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 53 herë, 48 me Bajernin dhe 5 me Poloninë. I dyti është Mbape me 47 gola.

Related posts

PAS 15 MINUTASH LOJË/ Sterling zhbllokon ndeshjen pasi humb ekuilibrin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ As Sarri as Spalleti, Fiorentina habit me trajnerin e ri

Delo.autor

SHTETET ME MË SHUMË GOLA NË SERIE A/ Ylli Muriqi nderon Kosovën. Ja sa shqiptarë kanë gjetur rrugën e rrjetës…

Delo.autor

Leave a Comment