Futboll Sport

ANALIZA NGA GARY NEVILLE/ Një Angli letargjike, Skocia ishte më lart në çdo pozicion

Nga Gary Neville

Ishte me të vërtetë një paraqitje e dobët nga Anglia. Ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm në “Wembley”. Gjendja fizike e Anglisë ishte e dobët. Dhe Garet Sauthgejt do të mendojë se si ta rregullojë këtë situatë për ndeshjen e ardhshme. A ishin pritshmëritë shumë të larta për Anglinë?

Anglia nuk e fitoi topin lart në fushë. Mesfusha skoceze ishte më e mirë. Tre mesfushorët e tyre ishin më të mirë. Në të gjithë fushën Skocia ishte më e mirë. Nuk e di se çfarë duhet të jetë duke menduar Garet Sauthgejt në këto momente, por ai duhet të korrigjojë për ndeshjen me Çekinë, sepse ishte me të vërtetë një skuadër letargjike. Nuk e di nëse kjo ishte një ndeshje shumë e madhe sa i përket pritshmërive. Por, për disa nga këta djem ajo ishte ndeshja më e madhe që ata kanë luajtur në karrierën e tyre. Mënyra se si e përcjell një ndeshje media në vigjilje të saj ndonjëherë mund të të bllokojë psikologjikisht.

Më duhet ta them se ata topa që Skocia luajti për Dajks dhe Adams në minutat e para, u dhanë kurajë skocezëve. Ata i fituan ata topa të parë. Skocia ishte më mirë në çdo departament. Vetëm Pikford ndoshta ishte më lart për Anglinë. Ai i menaxhoi shumë mirë situatat e goditjeve standarde. Mendoj se është i vetmi lojtar që luajti në nivelin e duhur. Unë nuk do të isha shumë i shqetësuar për zgjedhjet në formacion ndeshjen e së martës.

Njerëzit do të thonë se Garet hodhi në fushë skuadrën e gabuar apo të drejtë, por sinqerisht kjo nuk ka pikë rëndësie. Ata lojtarë që ishin në lojë kishin sjelljen e duhur në fushë dhe nuk ka të bëjë me emrat që luajtën apo taktikën. Mungonte diçka. Ndoshta në ndërtimin e lojës, ndoshta në pritshmëritë se luanim kundër Skocisë në “Wembley”, diçka që u kishte hyrë në kokë dhe i rëndonte psikologjikisht. Nuk kishte presion mbi topin, nuk ushtrohej presing, gjithçka nuk do të donim ta shihnim e pamë tek Anglia ndaj Skocisë. Sauthgejt u përpoq ta freskonte me aktivizimin e Grilishit dhe Rashfordit në pjesën e dytë, por le të jemi të sinqertë: Me ta në fushë, Anglia nuk u përmirësua.

Kejn dukej i lodhur. Nëse Anglia kërkon të fitojë turneun, nuk mund ta ketë lojtarin e saj kryesor në këtë gjendje. Megjithatë, unë mendoj se në ndeshjen me Republikën Çeke do të kemi një tjetër skuadër. Ajo do të kërkojë që të vendosë në vend dinjitetin e saj.

Related posts

I DASHURUAR ME SHQIPTARËT/ Steven Gerrard gati të transferojë talentin e Kombëtares…

Delo.autor

JUVENTUSI NË FESTË/ Premtimi i vëllait të RONALDOS ndez ëndrrat e bardhezinjve

Isa.Autor

S’ka kthim pas, ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist vazhdon…

Sadik.Autor

Leave a Comment