Futboll Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Sulmuesi Gignac: Drejtuesit e Valencias donin të më tundonin me një… proshutë

Ish-lojtari i Marsejës, André-Pierre Gignac ka zbuluar një prapaskenë të veçantë në mikrofonat e “RMC Sports”, teksa kur u aktivizonte në rradhët e skuadrës franceze, Tuluzë ai mori një ofertë nga skuadra e Valencias ku për ta bindur i ofruan një fluturim me avion privat dhe një proshutë iberike:

“Unë e refuzova Valencian. Ata më dërguan një aeroplan, dhe një proshutë të mirë. Ata e dinin se me një proshutë të vogël iberike do të bënin hilen, por unë refuzova. Ishte në kohën e Unai Emeri. Unë kisha ardhur dhe më kishin shpjeguar të gjithë skemën e tij taktike, por unë refuzova.”

Një vit pas ofertës së Valencias erdhën dy propozime të reja për sulmuesin, nga Liverpuli dhe Marseja. Sulmuesi nuk hezitoi të merrte një vendim dhe zgjodhi Marsejën, një klub për të cilin ai kishte shumë dashuri, pasi ai kaloi fëmijërinë e tij pranë atij rajoni. Deri më sot, ai siguron se nuk pendohet që ndoqi atë drejtim:

“Unë kam lindur në Martigues, 40 kilometra nga Marseja. E gjithë fëmijëria ime ishte atje. Familja ime, të gjithë janë në Marsejë. Ajo që duhet të dini, është se unë kisha dy letra në duar, ose do të zgjidhja Marsejën ose Liverpulin në vitin 2010.”

Related posts

ASENCIO PËSOI DËMTIM TË RËNDË/ CR7 ka një mesazh për të, ja reagimi i tij

Delo.autor

Juventus ka një ide për mesfushorin portugez që vlen 100 milionë euro

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Philipp Lahm: Më kërkoi BARCELONA, atje fitohej më lehtë Championsi 

Isa.Autor

Leave a Comment