Futboll Seria A Sport

“ERIKSEN NA KA DËRGUAR MESAZH QË NDIHET MIRË”/ Marotta: Gjesti i kapitenit Kjaer ishte…

Lajmi i Kristian Eriksenit tronditi mbarë botën e futbollit dhe jo vetëm. Për këtë lajm shokues ka folur edhe administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota i cili me anë të një interviste me mikrofonat e “RAI Sport”, ka deklaruar se ishte diçka dramatike ajo që ndodhi dhe shpreson që ta kalojë sa më shpejt të jetë e mundur:

Erikseni asnjëherë i infektuar me COVID-19 – “Po, është shumë e saktë. Meqenëse është e drejtë të thuash që ai nuk është vaksinuar. Është e qartë se duhet të konstatojmë se çfarë ka ndodhur, unë nuk do të hyj në këtë çështje për momentin. Buletinet mjekësore dhe komunikimet janë bërë nga Federata Daneze, mjekët tanë kanë qenë në kontakt me ta menjëherë, ne e dimë se çfarë ka ndodhur, por nga respekti nuk duam të hyjmë në të.”

Rikthimi i Eriksenit tek Interi – “Sigurisht. Ai në fillim nuk ishte ambjentuar me kampionatin italian, por më pas i ka treguar vlerat e tij. Konte ka punuar mjaft mirë me të, dhe ka treguar vlerat e një kampioni dhe sigurisht që do të jetë me ne në skuadër. Shpresojmë që këtë prioblem ta kalojë sa më shpejt.”

Simon Kjaer – “Gjëja më e mirë që mund të them është se Eriksen iu përgjigj pozitivisht ndërhyrjes së shokëve të tij të skuadrës, Kjaer ishte shumë i rëndësishëm, dhe stafit mjekësor të pranishëm në stadium dhe ne jemi këtu për të treguar se çfarë ka ndodhur dhe që mund të ketë qenë ndryshe dhe dramatike. Një tjetër gjë e këndshme është se bota e sportit dhe e futbollit në veçanti është se sa herë që ka një episod të tillë bashkohet dhe shprehjet e dashurisë për ne klubet dhe për të personalisht kanë qenë të shumta.”

Dedikimi i Lukakut – “Kjo vërteton se si lojtarët shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Eriksen na ka dërguar një mesazh tek grupi i Interit për të na konfirmuar gjendjen e tij aktuale shëndetësore dhe ndihej mjaft mirë.”

Related posts

Tifozët presin në mesnatë futbollistët në aeroport, Skriniar feston si ultras (VIDEO)

Sadik.Autor

Përfundon derbi më i zjarrtë i Europës, ja rezultati…

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Aventura e Cutrones në Angli zgjat vetëm 6 muaj, rikthehet në Serie A tek…

Delo.autor

Leave a Comment