Futboll Sport

ARRIHET AKORDI/ Zyrtarizimi çështje orësh, Partizani merr mbrojtësin nga Maqedonia. Ja emri…

Përveç Gligorov, pritet edhe akordi me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski. Në sezonin 2013-2014 ka spikatur në Bullgari me Burgash, ku më pas kaloi në elitën e futbollit holandez, te NAC Breda.

Më pas, u transferua në Kazakistan tek Atiraj. Damçevski është aktivizuar edhe në Hungari e Qipro, me skuadra si Mezokovesd dhe Ermis.

Në tri sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ararat në Armeni. Pas këtyre aventurave, qendërmbrojtësi pritet t’i bashkohet Partizanit, pasi ditën e djeshme ka pasur një komunikim me drejtuesit dhe zyrtarizimi i tij është thjesht çështje orësh. Madje, pas zyrtarizimit të Gligorovit, pritet që edhe Damçevski të prezantohet shumë shpejt si lojtari më i ri i të kuqve.

STATISTIKAT – Si Gligorov, ashtu dhe Damçevski, janë lojtarë që kanë eksperiencë, pasi janë 27 dhe 28 vjeç. Damçevski numëron 136 sfida dhe mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës, edhe si mbrojtës i majtë. Damçevski luan me këmbën e majtë dhe kjo gjë është një plus i madh për trajnerin Daja.

Related posts

Finalja e Kategorisë së Parë, Tirana- Kastrioti

Sadik.Autor

Raportoi Skënderbeun në UEFA, kompania “Sportradar” mban leksion tek Milani

Sadik.Autor

TRONDITET MANCHESTER UNITED/ Ndihmësi i Solskjaer shtrohet në spital me urgjencë, si pasojë…

Delo.autor

Leave a Comment