Futboll Sport

CHELSEA NË PIKIATË/ Zgjohet Liverpool, por Klopp nuk feston: Nuk e shoh veten në Champions

Liverpool futet në “zonën euro”, por Champions League vijon të mbetet larg. Pas fitores 2-1 me përmbysje përballë West Ham, të kuqtë e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 53 pikëve, 6 më pak se Man.United i vendit të katërt dhe me dy ndeshje më shumë.

Transferta nisi në malore për ekipin e Klopp teksa Paqueta kaloi West Ham në avantazh që në minutën e 12-të. Liverpool reagoi shpejt teksa Gakpo në minutën e 18-të riktheu baraspeshën me një goditje të saktë nga distanca. Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Matip me kokë kaloi Liverpool në avantazh, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pavarësisht fitores, Klopp vijon të mos e shoh ekipin e tij në Champions: “Të jem i sinqertë, nuk e shoh akoma veten mes katër ekipeve të para. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të fitojmë të gjithë ndeshjen deri në fund për të ushtruar presion ndaj ekipeve të kreut”, u shpreh Klopp pas ndeshjes.

Nëse Liverpool ka ende shanse, sado të vogla, Chelsea vijon rënien e lirë duke qenë jashtë çdo objektivi të mundshëm. Blutë pësuan humbjen e radhës, këtë herë në shtëpi përballë Brentford me rezultatin e pastër 0-2. Miqtë shënuan nga një gol për pjesë duke zhytur Chelsea-n në krizë totale. Pas javës së 32-të, Chelsea renditet në vendin e 11-të në kuotën e 39-të pikëve.

Në përfundim të sfidës, Frank Lampard nuk u përpoq të justifikonte këtë humbje, por mbrojti lojtarët e tij: “I mbroj lojtarët pasi e di që ata dëshirojnë të bëjnë mirë, janë të rinj, por nuk kam ndërmend të dal kundër tifozëve të cilët me të drejtë vërshëllejnë. E kam pranuar këtë detyrë edhe pse e dija se mund të ishte e rrezikshme”, u shpreh trajneri i Chelsea-t pas ndeshjes.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

TRIUMFOI ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Locatelli: Juventus është një skuadër e madhe, më vjen mirë që…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gara e Bahrein në Formula 1 me dyer të mbyllura

Delo.autor

Leave a Comment