Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Egnatia bën goditjen e radhës, vjen mesfushori i kombëtares së Ganës

Në Rrogozhinë e kanë pritur prej vitesh ngjitjen e skuadrës së qytetit në elitën e futbollit dhe për të mos mbetur thjeshtë vizitorë në Superiore, drejtuesit e Egnatias kanë qenë shumë aktiv në merkato duke afruar lojtarët e duhur për sezonin e ri. Merkatoja është ndërthurur me elementë të rinj dhe me përvojë në futbollin shqiptar, por edhe me afrime nga tregu i huaj.

“Panorama Sport” ka mësuar në mënyrë ekskluzive goditjen e radhës të Egnatias në merkaton e verës dhe bëhet fjalë për një lojtar të huaj.

Gazeta ka mësuar se drejtuesit kanë gjetur akord me një mesfushor 22-vjeçar nga Gana. Mikael Agbekpornu konsiderohet goditja e radhës e rrogozhinasve në merkato.

Gazeta mëson se palët e kanë gjetur akordin dhe me gjasa sot Egnatia pritet që ta prezantojë mesfushorin me tipare mbrojtëse, që fare mirë mund të adaptohet edhe në qendër të mbrojtjes.

Mikael Agbekpornu ka qenë kapiten i skuadrës së Premier Ligës ganeze, “Dreams FC”. Njëkohësisht, prej dy vitesh ai është pjesë Gana U-23. Mbrojtësi u bë pjesë e “Dreams FC” në dhjetor të 2018-ës.

Gjatë sezonit 2019-2020 mesfushori pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me Gana U-23, lëndimi e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, por në ndihmë i erdhi ndërprerja e kampionatit nga pandemia COVID-19.

Në tetor të 2020 Maikael Agbekpornu nënshkroi për tre vite me skuadrën ganeze, gjë e cila tregon se lojtari nuk vjen falas tek Egnatia.

Në nëntor të 2020-ës 22- vjeçari mori shiritin e kapitenit te “Dreams FC” duke bërë edhe shumë paraqitje pozitive me skuadrën e tij në sezonin e fundit.

Kalimi tek Egnatia shikohet si një trampolinë për Maikael Agbekpornu, ku sipas “transfermarkt”, vlera e kartoni të mesfushorit vlerësohet 50 mijë euro.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Burnley, Higuain kalon “Blutë e Londrës” në avantazh

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Francës kalojnë pastër transfertën e Nice

Delo.autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ River Plate–Boca pritet të luhet 13,306 kilometra larg Buenos Airesit

Isa.Autor

Leave a Comment