Futboll Sport Të tjera

ATLETI RUS QË GARON ME FANELLËN KUQ E ZI/ I sjell medaljen e parë të artë Shqipërisë

Dita e djeshme ka qenë historike për sportin shqiptar. Dy medalje të arta janë fituar nga sportistët tanë kuqezinj. Më konkretisht: Gjimnasti rus, që garon për Shqipërinë, Matvei Petrov, rrëmbei medalje ari në Kupën e Botës, në Gjimnastikë Artistike, në Osijek të Kroacisë. Për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare fitohet një medalje ari në Kupë Botë.

Ky është një emocion i papërshkrueshëm, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në histori të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Po dje, medalje ari ka marrë edhe Heldi Valikaj në Kampionatin Ballkanik U-20, që u zhvillua në Stamboll, Turqi. Atleti i kërcimit së gjati është shpallur kampion Ballkani për grup-moshën e tij, duke kërcyer 7.35 metra.

Related posts

TEUTA-KUKËSI/ Pranë golit verilindorët, shtylla ndal Kristal Abazajn (VIDEO)

Delo.autor

Refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë/ TIRANA përgatit “goditjen” e radhës në merkato

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Nga Abrashi te Cikalleshi, ja futbollistët e Kombëtares që zbritën sot në fushë

Delo.autor

Leave a Comment