Futboll Sport

“ERIKSEN ISHTE NË PORTAT E JETËS”/ Eksperti i zemrës: Kjaer dhe mjekët e morën nga paradhoma e vdekjes

Gaetano Tien, eksperti i vdekjes së papritur të zemrës në atletët, ka thënë se Kristian Eriksen, ishte në portat e jetës së përtejme, pas atakut kardiak që pësoi. Dukë folur për “Corriere della Sera”, Tien ka thënë se ndërhyrja e Simon Kjaer për t’i nxjerrë gjuhën dhe mjekët, i shpëtuan jetën mesfushorit.

“Kristian Eriksen ishte në portat e jetës së përtejme, në paradhomat e vdekjes. Por, ndodhi mrekullia! Ata i shpëtuan jetën. Në zemrën e Eriksenit kishte një qark të shkurtër.

Ata që e ndihmuan duhet të shpërblehen. Të gjithë pa përjashtime. Shoku i ekipit (Kjaer), i mbajti gjuhën në pozicionin natyral, për të rihapur rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Mjekët përdorën defibrilator, kjo ishte diçka e mirë, i shpëtoi jetën.”, u shpreh kardiologu.

Related posts

VIJOJNË ZËRAT E AKORDIT/ Barcelona kërkon 50 milionë euro për kalimin e mesfushorit…

Delo.autor

Zyrtare Robben rinovon kontratën me Bayern Munichen

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Portieri që eliminoi Milanin: Zoti dëshiron t’i shërbej, do të bëhem prift (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment