Futboll Sport

“BARELLA OKTAPOD, ACERBI LUAN”/ Sulmuesi i Francës zbulon kafshët e tjera të kombëtares së Mancinit

Ndonëse është ende në pritje që të festojë si gjel me bluzën e Italisë në këtë Europian, sulmuesi Andrea Beloti, në një intervistë në kanalin televiziv të Federatës Italiane të Futbollit, ka nënvizuar me ironi se përfaqësuesja e Roberto Mançinit sivjet ka shumë kafshë të tjera multifunksionale në fushën e lojës, të cilat bëjnë diferencën me punën e tyre në çdo rol e repart. “Më pëlqen të çukis me kokë në zonën rivale dhe besoj se forca ime fizike është pika e fortë që më simbolizon. Por, ju garantoj që në këtë grup të Italisë ka edhe mjaft kafshë të tjera interesante që dinë si të bëjnë diferencën. Dhe po jua tregoj unë me saktësi”, thotë Beloti.

GAZELA – “Mendoj se gazelën e përfaqëson më së miri Leonardo Spinacola. Leo është një futbollist që në korsinë e tij bën shumë kilometra, di ta dominojë shpesh edhe me elegancë dhe kur lëshohet në sulm, di që të devijojë këdo që tenton ta ndalojë, por pa treguar thuajse kurrë shenja lodhjeje”.

DELFINI – “Po, e kemi edhe një të tillë. Mendoj se është Lorenco Insinje, i cili me goditjet e tij të harkuara, duket njësoj si delfinët e akuariumeve kur godasin sferën me bisht”.

OKTAPODI – “Kjo është shumë e lehtë… Oktapodi i Italisë është Nikolo Barela, sepse ai mbërrin në çdo cep të fushës, e gjen kudo dhe kur vendos që t’i rikuperojë topin dikujt, është e vështirë që të mos e kryejë objektivin”.

GORILLA – “Të tillë kemi vetëm një, Xhorxho Kielinin. Fundja vetë pseudonimi i tij është ‘King Kong’ dhe nuk mendoj se mund të kishte një etiketim më të saktë. Xhorxho është një forcë e natyrës, vërtet i frikshëm për çdo sulmues që e gjen përballë”.

DHELPRA – “Mendoj se është Berardi… Mënyra se si ai di të hyjë pas mbrojtjeve rivale dhe mënyra si arrin që ta sjellë gjithmonë topin në këmbën e tij të preferuar është e paparashikueshme”.

SHQIPONJA – “I tillë është Raspadori (sulmuesi 21-vjeçar i Sasuolos). Edhe pse nuk e ka shprehur ende talentin e tij, ai është një sulmues shumë i shpejtë, që di të vërsulet te topi në zonë si pak të tillë në botë”.

LUANI – “Ah, ‘mbreti’ është Açerbi. Vetëm ai mund të jetë një luan, duke parë gjithçka ka kaluar në jetë! Mundi kancerin dhe mendoj se pas tij u bë një mbrojtës, një futbollist dhe një burrë edhe më i fortë se ç’ishte më parë”, përfundoi përshkrimet e tij “Gjeli” Beloti.

Related posts

E BUJSHME/ Zbulohen 6 telefonatat e Koeman në emër të Barcelonës: Vetëm dy do të qëndrojnë!

Delo.autor

Salah në garë me rekordet

Sadik.Autor

Inter në versionin ”kantier ndërtimi”, ja si e prezanton futbollistin e ri (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment