Futboll Sport

STATISTIKAT/ Dominimi i “EURO 2020”, Seria A dhe Bundesliga bëjnë ligjin për gola

Fusha e betejës është “Euro 2020”, teksa sfidantët janë lojtarët e Bundesligës dhe Serisë A. Statistikat që lojtarët e këtyre ligave po bashkojnë janë të jashtëzakonshëm, sepse nga 28 golat e shënuar në total, 18 vijnë, të ndarë në mënyrë të barabartë, nga Italia dhe Gjermania. Ata që mbajnë lart emrin e Serië A janë Romelu Lukaku dhe Kristiano Ronaldo, me nga 2 realizime secili, ndërsa kampionatin gjerman e “udhëheq” Patrik Shik me 2 gola.

Golat për kampionatin italian tonë vijnë nga të gjitha departamentet: nga mesfusha me polakun e Torinos Lineti, nga mbrojtja me internistin Shkriniar dhe me firmat “axurre” të Imobiles dhe Insinjes. Goli më romantik, sidoqoftë, është sigurisht ai i Goran Pandevit të përjetshëm që në moshën 38- vjeçare, shënoi golin e parë në një fazë finale të Europianit për ekipin e tij kombëtar. Për të rritur disi ortekun e golave “nga Seria A” duhen nënvijëzuar gjithashtu momentet e hidhura për juventinë si Shezni dhe Demiral, autorë të një autogoli për kokë. Në rastin e portierit është edhe më i hidhur, pasi është i pari në historinë e turneut kontinental.

SA PAK NËPËR EUROPË – Nga ana tjetër, për Bundesligën golat kanë ardhur nga lojtarë jogjermanë: Guerreiro nga Portugalia, Mënie nga Belgjika dhe Embolo nga Zvicra. Në listë duhet të përfshijmë edhe austriakët Lainer dhe Gregoriç, holandezin Veghorst dhe finlandezin Pohjanpalo. Asnjë golashënues nga Bajerni i Mynihut dhe Lajpcigu, të klasifikuara në vendet e para të kampionatin të fundit gjerman. Në këto kushte, Ligave të tjera u kanë mbetur thërrime, me vetëm 10 gola të shënuar: Stërling, Uajnaldum dhe Jarmolenko i japin vendin e tretë Anglisë, ndërsa kampionati spanjoll dhe francezët e Ligue 1 regjistrojnë një “zero me xhufkë” shumë të trishtuar. Sigurisht, janë luajtur vetëm ndeshjet e para të grupeve parë, por tashmë është një shenjë e kthimit në nivele të larta të lojtarëve në kampionatin italian, ndërsa Gjermania konfirmohet si një vatër talentesh në çdo sektor.

Related posts

Kush janë lojtarët me më së shumë sezone në një skuadër?

Sadik.Autor

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

BARÇA SHKËLQEN NË KUPË/ Por Xavi njofton divorcin e madh: Ka kërkuar largimin

F.autor

Leave a Comment