Futboll La Liga Sport

BRAKTISI MANCHESTER CITY-N PËR BARCELONËN/ Mbrojtësi Garcia: Mirënjohës ndaj Guardiola-s, por puna është se…

Pas Kun Aguero, Eric Garcia është afrimi i dytë për këtë sezon te Barcelona.

Spanjolli është kthyer te Barcelona pas katër vitesh, kur ishte transferuar te Manchester City.

Në fund ai vendosi të mos rinovojë te anglezët dhe sot u prezantua si lojtari i ri i Barcelonës, ku vjen falas.

“Falënderoj klubin që është përpjekur të nënshkruajë me mua.

Të dy palët kemi dashur të arrijmë marrëveshje. Shpresoj që e ardhmja të jetë sukses, do bëj më të mirën time për fanellën.

Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi. Ishte ëndrra ime të luaja me ekipin e parë të Barcelonës dhe tashmë jam këtu.

Barcelona është klubi më i madh në botë dhe me presidentin Laporta ka një energji të re.

Më pëlqen që njerëzit me krahasojnë me Pique, por nuk mendoj se në këtë rast ka vend për krahasim. Ai ka qenë mes më të mirëve për ta paktën 10 vite, un ende nuk e kam nisur.

Champions League vazhdon të jetë diçka e paarritur për mua, shpresoj ta arrij këtu. Kam mbajtur kontakte me Ansu Fati dhe kemi marrëdhënie të ngushtë. Jam i sigurt se pasi të shërohet ai do kthehet në nivel shumë të lartë. Guardiola? I jam mirënjohës për besimin, kam mësuar shumë nga ai.

Që nga dita e parë që vendosa të mos rinovoj me Manchester City isha i qartë që doja të kthehesha. Ka marrë një vit kohë. Unë i di problemet që ka kaluar klubi. Ëndrra ime ishte të kisha sukses këtu dhe tani jam në vendin e duhur”, tha Garcia mes të tjerash.

Related posts

NË ITALI TË BINDUR/ Asllani nuk largohet, Inter “sakrifikon” Brozovic

F.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Dybala synon të prishë “MALLKIMIN” 4-vjeçar

Delo.autor

PROBLEMET ME DËMTIMET TE REALI/ Mbrojtësi do të mungojë disa javë

F.autor

Leave a Comment