Futboll Sport

ÇEKI-ANGLI/ Përballja do të përcaktojë së cila skuadër do të jetë kryesuesja e grupit (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00 në “Wembley” sfida mes Çekisë dhe Anglisë e vlefshme për Grupin D. Të dy këto kombëtare kanë arritur të sigurojnë një biletë për në raundin e 1/8-ve, teksa përballja e sotme do të përcaktojë së cila skuadër do të jetë kryesuesja e grupit.

Me 4 pikë pas dy ndeshjesh, Çekisë i duhet vetëm një barazim sot kundër Anglisë për t’u kualifikuar në 1/8-at si fituese e Grupit D. Fituesi i grupit ka avantazhit që do të qëndrojë në Londër për ndeshjen e fazës pasardhëse.

Një fakt tjetër interesant është se Patrik Shik mund të bëhet futbollisti i parë çek që shënon në çdo ndeshje të grupit në finalet e një Europiani që prej Milan Baroshit në “Euro 2004”.  Që kur mundën Çekinë 5-0 në mars 2019, anglezët kanë shënuar vetëm 14 gola në 13 ndeshje kundër skuadrave që renditen në 50 vendet e para të FIFA-s.

Kejn duhet të qëndrojë i qetë, pas zhgënjimit në 2 ndeshjet e para. Geri Lineker nuk kishte shënuar për Anglinë për 8 muaj përpara se të realizonte 6 gola në “Meksikë 1986”, ndërsa Alan Shirer nuk e gjeti golin për 21 muaj përpara se të shënonte 6 gola në “Euro 1996”.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi rinovon kontratën me Elbasanin

F.autor

“RONALDON NUK E NJOH! DERBI? PROVUAM…”/ Ibrahimovic ndez Milan-Juventus (VIDEO)

Delo.autor

“KAM REFUZUAR DISA HERË REAL MADRIDIN”/ Arsene Wenger tregon: Mund të kisha fituar më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment