Futboll Sport

“COPA AMERICA”/ Gol, asist dhe barazim i rekordit të legjendës Pele. Ylli Neymar bën heroin me Brazilin

Nis në mënyrën më të mirë Kupa e Amerikës për Brazilin.

Kombëtarja braziliane ka mposhtur me 3 gola skuadrën e Venezuelës, ku heroi i takimit ishte Nejmar i cili shënoi gol dhe dhuroi një asist.

Ndeshja u hap me golin e Markinjos në minutën e 23′, më pas ishte ylli i PSG-së i cili realizoi golin e dyfishimit të rezultatit në minutën e 64′ me penallti.

Goli i tretë dhe i vulosjes së takimit erdhi nga Gabigol në minutën e 89′. Me këtë fitore kombëtarja e “Seleçao”-s, renditet në vendin e parë të Grupit B së bashku edhe me Kolumbinë që triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Ekuadorit.

Vlen të theksohet se Nejmar ka arritur rekordin e Peles me 47 asiste në kombëtaren e Brazilit.

Related posts

FRIKËSOHET PIRLO/ Vajza e tij pëson aksident në Torino

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Milani i pergjysmuar, vetëm Ibrahimovic në sulm

Delo.autor

DE BRUYNE BËHET BABA/ Zgjedh emrin e ekipit MADHËSHTOR të Seria A (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment