Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEU NË SUPERIORE ME KASTRIOTIN/ Ylli De Silva drejt largimit. Në drejtim të tij kanë mbërritur katër oferta

Që prej përfundimit të sezonit, Kastrioti ka pasur vetëm largime dhe disa prej tyre kanë qenë me peshë, pasi në sezonin e shkuar ishin titullarë absolutë. Megjithatë, mund të ketë të tjerë që do të largohen, disa se u përfundon kontrata apo dhe ndonjëri që do të shitet nga klubi.

Lojtari që aktualisht ka më shumë oferta në klub, është braziliani Devid de Silva, për të cilin bëhet me dije që janë tri klube të superiores që kanë shfaqur interes, por dhe një klub jashtë vendit.

Saktësisht nga Shqipëria, janë Teuta, Kukësi dhe Tirana, tri ekipet që kanë shfaqur interes për sulmuesin, por në klub ende nuk i kanë shqyrtuar me detaje këto oferta. Sa i takon klubit jashtë vendit, emri i tij ende nuk është bërë i ditur, por kompania që menaxhon lojtarin duket se është duke bërë përpjekjet për t’i mundësuar Kastriotit shitjen e Devid në një kampionat më të fortë.

Gjithsesi, ditët në vijim do të mësohet diçka më tepër, pasi aktualisht lojtari ndodhet me pushime në Brazil, dhe vetëm në ditët e ardhshme pritet që të rikthehet në Krujë. De Silva në sezonin 2020-2021, nga 36 ndeshje që ka kampionati, luajti në 29 prej tyre, madje në 28 ndeshje u aktivizua titullar, por për njëfarë periudhe u dëmtua.

Megjithatë, gjatë sezonit ranë në sy cilësitë e tij, por edhe golat, pasi shënoi 10 gola, dhe vetëm njëri prej tyre u shënua nga pika e bardhë. Në rast të shitjes së De Silvës jashtë vendit, Kastrioti do të arkëtonte një shumë të konsiderueshme, plus që do të mbante një % të kartonit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do të veprojnë drejtuesit, dhe cila nga ofertat do t’i bindë ata për ta shitur sulmuesin.

Related posts

Karikatura e ditës, Real Madridi djeg milionat e sheikut të PSG-së

Q.Autor

(FOTO) Barcelona – Valencia, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

NUK MJAFTON GOLI I RASHICËS/ Dortmund mposht me “POKER” Werder Bremen dhe kërkon zonën Champions

Delo.autor

Leave a Comment