Sport Të tjera

COVID-19/ Rriten infektimet në Tokio, parashikohet një Olimpiadë në izolim

Numri i infektimeve në Tokio është rritur përsëri gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në 714 persona, numri më i lartë që nga 26 maji. Për pasojë, qeveria japoneze dhe bashkia e Tokio po mendojnë të mbajnë një gjendje “gjysmë të jashtëzakonshme” deri në mesin e korrikut.

Dhe, në rast se kjo situatë do të vijojë ende, atëherë edhe java e parë e Olimpiadës mund të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie prej pandemisë Covid-19. Rasti i delegacionit olimpik të Ugandës, ku 2 persona dolën pozitivë dhe i gjithë ekipi është në izolim, ka trembur organizatorët e Lojërave Olimpike.

Gjithashtu, po mendohet që numri i spektatorëve të lejuar në eventet sportive gjatë Olimpiadës të përgjysmohet nga 10 mijë në 5 mijë persona. Edhe transporti publik do të mbyllet ose do të jetë i limituar gjatë periudhës së Olimpiadës. Qeveria do të diskutojë për marrjen e masave të mëtejshme për të mos lejuar rritjen e rasteve të reja me koronavirus.

Related posts

MIQËSORE/ Tek Manchester United mezi po gjen vend, tek Holanda Van de Beek bën diferencën (VIDEO)

Delo.autor

SUPER MERKATO/ MILANI del 10 milionë euro FITIM nga shitja e SULMUESIT

Isa.Autor

“JASHTËTOKËSORI” PO PUSHTON BOTËN/ Golat me penallti, Messi i treti në histori. Ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment