Futboll Seria A Sport

“CR7 ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Mourinho: Shpresoj të largohet nga Italia, duhet të më lërë të qetë

Kalimi i Jose Mourinho-s te Roma ka kushtëzuar në mënyrë të pashmangshme merkaton e futbollit.

Kanë qenë të shumtë zërat në javët e fundit, si ai që ka folur për një kontakt mes Special One dhe Cristiano Ronaldo-spër një transferim të bujshmë të sulmuesit te Roma.

Mou ka folur pikërisht për këtë në një intervistë të dhënë për TalkSport:

“Cristiano Ronaldo duhet të largohet nga Italia dhe të më lërë të qetë”, ka thënë Special One duke bërë shaka.

“Të gjithë e thonë, e bëj edhe unë, se nuk është më 25 vjeç. Është e vërtetë, është 36 dhe nuk shënon më 50 gola në sezon, po sa shënon? 35. Janë shifra të pabesueshme që flasin vetë”.

Në lidhje me atë që e motivon CR7:

“Unë besoj se rekordet e shtyjnë të japë maksimumin. Është një legjendë, një që e ka fituar vendin në historinë e futbollit, por vazhdon të motivohet me shifrat. Kërkon të fitojë Topin e Artë shumë herë, Këpucën e Artë disa herë, kërkon të thyejë rekordin e golave të shënuar me një kombëtare, do të luajë edhe në Botëror”.

Related posts

Hazard konfirmon largimin nga Chelsea, ja çfarë thotë pas finales

Delo.autor

“TELENOVELA” RONALDO NUK KA MBARUAR AKOMA/ Mendesh vazhdon të kërkojë një skuadër për portugezin

F.autor

DOMINOJNË DY KRYESUESIT PËR TITULL/ Ekipi më i mirë i vitit në Premier krijon debate, ja arsyet befasuese

Delo.autor

Leave a Comment