Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Godet Egnatia, akord me dy mbrojtës dhe ish-mesfushorin e Teutës

Egnatia bën një goditje treshe në merkato. Pas mbrojtësit Franc Ymeralilaj, si dhe sulmuesit Beji Antoni që erdhën nga Bylisi, klubi i sapongjitur në Kategorinë Superiore ka siguruar shërbimet e tre lojtarëve të tjerë të afirmuar.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja, i cili ka luajtur me Teutën, Elbasanin, Kukësin dhe së fundmi Gjilanin, ka arritur marrëveshjen me rrogozhinasit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qendërmbrojtësin nga Shkupi, Besart Krivanjeva. Ky i fundit ka qenë në sezonin e fundit titullar i padiskutueshëm me Shkupin në Superligën maqedonase dhe tashmë do të luajë për herë të parë në Shqipëri me fanellën e Egnatias.

Drejtuesit rrogozhinas nuk janë ndalur me kaq, por kanë bindur edhe talentin e Besës, Alesandro Kacbufi. 20-vjeçari u largua nga kavajasit pas dy sezoneve radhazi në Kategorinë e Parë, ndërsa bëhet fjalë për një qendërmbrojtës me shumë per spektivë dhe për më tepër njihet mirë nga trajneri Gugash Magani.

Afrimet e Çyrbjes, një lojtari të afirmuar prej vitesh në Superiore, por edhe mbrojtësve Krivanjeva e Kacbufi, tregojnë për seriozitetin që ka klubi në prag të ballafaqimit në elitë. Drejtuesit duan të ndërtojnë një skuadër që të mos jetë kalimtare në Superiore, por me objektiva madhorë.

Related posts

FUNDI I NJË LEGJENDE/ Fatih Terim i jep lamtumirën për herë të katërt Galatasaray-it

Delo.autor

Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

Sadik.Autor

Salah shpallet ‘Lojtari më i mirë afrikan për vitin 2017

Q.Autor

Leave a Comment