Futboll Sport

DEBUTIMI HISTORIK NË “EURO 2020″/ Shikoni momentin kur mesfushori Hasani futet në fushën e lojës (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Ferhan Hasani ka bërë debutimin historik në Kampionatin Europian duke u aktivizuar në sfidën e sotme Holandë-Maqedoni e Veriut në minutën e 68-të të takimit. Hasani u bë kështu lojtari i parë që aktivizohet në Kategorinë Superiore që arrin të luajë në një ndeshje të Kampionatit Europian. Më herët përfaqësues të Superiores në Europian kanë qenë portierët Shehi dhe Alban Hoxha, por pa mund të aktivizohen.

Për sa i përket përballjes Maqedoni e Veriut-Holandë, trajneri Angelovski mendoi tu japë dhe hapësira futbollistëve që nuk janë aktivizuar duke futur në fushë Hasanin në vend të Trajkovskit.

31 vjeçari është një ndër futbollistët me kualitetin më të madh në Superiore, edhe pse hapësirat në sezonin që sapo u mbyll nuk ishin të shumta. Hasani pas një karrierë të gjatë në Europë me disa skuadra si Brondbi, HJK dhe Volfsburg u transferua tek “demat e kuq”, teksa shpreson që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Burnley-Arsenal. Rezultati 0-0

Delo.autor

UEFA FLET SHQIP/ Perlat e Asanit çmendin tifozët. Në 5 xhirot e “Euro2024”, Shqipëria merr 3 medalje ari e një argjendi

F.autor

SHPENZIMET NË MERKATO/ Rumenige ELOZHE REALIT dhe MLLEF ndaj sheikëve të SITIT e PSG-së

Isa.Autor

Leave a Comment