Futboll Seria A Sport

PRANË SHKARKIMIT/ GATTUSO ka frikë nga “vrasësi serial” i trajnerëve të MILANIT

Sassuolo-Milan është një ndeshje që mund të konsiderohet vendimtare… për trajnerët e Milan-it. Emilianët, në fakt, janë “macja e zezë” e kuqezinjve. Një gjë shumë e çuditshme, veçanërisht kur mendon se presidenti Squinzi është një tifoz i zjarrtë milanist, por ekipi i tij është kthyer në një “vrasës serial” për trajnerët e skuadrës së tij të zemrës.

Allegri
Sassuolo është skuadra që çdo trajner i Milan, i cili konsiderohet në rrezik, nuk do të donte të përballej kurrë. Mjafton të kthehemi në 2014-ën, kur te kuqezinjtë u mbyll epoka Allegri. Arsyeja? Një humbje 4-3 e pësuar kundër skuadrës së drejtuar nga Di Francesco në atë kohë. “Pokeri” i bujshëm i Domenico Berardi-t i ka sjellë shkarkimin e teknikut livornez, që më pas u transferuar tek Juventus. Vendin e tij e ka marrë Seedorf.

Seedorf
Ndonjëherë nuk mjafton as të fitosh. 19 ndeshje më pas, Milan ka pritur Sassuolo-n në “San Siro” për takimin e fundit të sezonit. Kuqezinjtë rrezikonin të mbeteshin jashtë Europës, gjë që nuk ndodhte prej 15 vitesh. Seedorf ka fituar 2-1 kundër Sassuolo-s, por nuk ka mjaftuar, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Diferenca e golave me Torino-n, që e ka mbyllur kampionatin me pikë të barabarta me milanezët dhe me përballjet direkte në barazim, ka qenë +8 me +10 në favor të “demave”, të cilët janë kthyer në Europë. Trajneri holandez është shkarkuar dhe vendin e tij e ka marrë Inzaghi.

Inzaghi
As Inzaghi, i cili ka rezistuar për një vit të tërë në drejtim të Milan, nuk ka arritur ta kalojë Sassuolo-n, që ka fituar 2-1 në “San Siro” dhe 3-2 në shtëpi, në javën e 36-të të kampionatit, falë tre golave të Berardi-t. “SupePippo” e ka ruajtur vendin deri në fund të kampionatit, por fati i tij dihej tashmë. Në sezonin pasues, ai është zëvendësuar nga Mihajlovic, i cili e ka filluar në “Mapei Stadium” serinë e rezultateve negative, që kanë çuar te shkarkimi i tij pas humbjes së pësuar kundër Juventus.

Montella
Romagnoli dhe Suso i kanë dhuruar fitoren 2-1 Milan-it ndaj Sassuolo-s, duke shpëtuar vendin e Montella-s. Gjithsesi, shkarkimi i tij vetëm sa u shty. A do të ketë të njëjtin fat edhe Gattuso?

Related posts

ÇIFTI PERFEKT/ Nicklas Bendtner e gjen frymëzimin tek e fejuara BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

NDRYSHOI EKIP NË MERKATON E KALUAR/ Ish-lojtari i Skënderbeut debuton në kampionatin italian (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË TALENTI/ Djali i RONALDINHOS tek Cruzeiro, por NUK u pranua me MIK

Isa.Autor

Leave a Comment