Futboll Kategoria Superiore Sport

“DOJA TË QËNDROJA TEK TIRANA”/ Sulmuesi Torassa: U zhgënjeva. Isha dakord të ulja pagën, por…

Agustín Torassa dhe Elton Kale nuk janë më pjesë e Tiranës. Dy amerikano-latinët ndajnë rrugët me kampionët e Shqipërisë dhe tani janë lojtarë të lirë. Kanë qenë vetë dy futbollistët, të cilët kanë pranuar për “Panorama Sport” ndarjen me 25 herë kampionët e Shqipërisë. Historia ka qenë pak a shumë e njëjtë. Lojtarëve u është kërkuar përgjysmimi i rrogës, por askush nuk ka pranuar.

ARGJENTINASI – Agustin Torasa nga ana e tij ka sqaruar vendimmarrjen që ka bërë së bashku me klubin bardheblu. Argjentinasi ka treguar në detaje se çfarë ndodhi dhe përse Tirana ndau rrugët me lojtarin më të mirë të sezonit të titullit. “Nuk do të jem më pjesë e Tiranës. Është mbyllur tashmë kjo histori. Rrugët tona u ndanë. Patëm një diskutim mes palëve. Më ofruan uljen e rrogës. Isha dakord në parim që të më ulej një pjesë. Do të pranoja ndoshta 20-30%, por nuk ishte e thënë. Klubi kërkoi përgjysmim të rrogës dhe nuk mund të kishte diskutime. Prano ose lër. Në këto kushte vendosëm që të ndanim rrugët”, tha në fillim Agustin Torasa.

Argjentinasi më pas u shpreh se mbeti i zhgënjyer, pasi shpresonte që të rrinte te bardheblutë. Gjithsesi, tani ai pranon vendimin dhe po mendon për më tej. “Të them të vërtetën u zhgënjeva që nuk firmosa. Doja të qëndroja edhe një sezon te Tirana, por kjo është jeta. E pranoj që unë dhe të gjithë këtë sezon nuk dhamë maksimumin. Shumë gjëra shkuan keq dhe nuk jam vetëm unë fajtori. Të gjithë ishim nga pak fajtorë këtë sezon. Fundja ky është futbolli”, vazhdoi më tej argjentinasi i bardhebluve.

E ardhmja është në Shqipëri apo jashtë vendit? Vetë Torasa thotë që më shumë mendja është për jashtë, por nuk përjashtohet mundësia edhe në Shqipëri nëse ka ofertë serioze. “Sytë i kam nga ofertat. Po shoh me kujdes. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim”, mbylli Agustin Torasa.

Related posts

Çelsi ofron një mega-ofertë për Hysaj, Shkodrani: Më duhet të mendohem…

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares realizon SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ish-trajneri Wenger nominon super favoritin e Europianit, kërcënimi vjen nga Anglia

Delo.autor

Leave a Comment