Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Meglid Mihani: Merkato jonë, E BUJSHME! Terrenet sportive lënë për të dëshiruar

Kategoria e Parë “ndez motërët” këtë javë për të vijuar një sezon të gjatë dhe të fortë. Ekipet pretendente janë në pregatitjet e fundit në lidhje me fazën pregatitore për të startuar sezonin e ri që fillon ditën e dielë me datë 9-të. Ndër ekipet që do synojë Superligën është padyshim edhe Besa. Ky emër i madh i futbollit shqiptarë prej vitesh militon në Kategorinë e parë.

Për të shpalosur objektivat dhe ambicjet e verdhezinjëve kemi intervistuar ekzkluzivisht për AlpeNews.al kapitenin e Besës, Meglid Mihanin.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Mihan, tashmë prej vitesh je ndër lojtarët më të spikatur në futbollin shqiptar në saj të gjithë produktivitet si një futbollist shembullorë. Në cilësinë e të qënit kapiten i verdhezinjëve, besoni se jeni gati për tu ngjitur në Superligë këtë sezon?

Natyrisht që Besa është një ndër ekpiet favorite, këtë fakt e them me bindje të plotë! Si çdo vit Besa ka qenë nje ekip që ka tentuar elitën pasi jemi një skudër me traditë dhe potencial në çdo aspekt!

2- Keni zhvilluar një merkato të bujshme duke ofruar lojtarë cilësor. Cilat janë objektivat e klubit?

Merkato siç e citoni edhe ju është e bujshme, kemi afruar lojtar me emër , duke bërë një ndërthurje mes elementëve të rij, me të ardhme me futbollistë të cilët kanë eksperiencë të mjaftueshme për të ngjitur Besën në eliten e futbollit!

3- Jeni në një grup me një skuadër me histori si Bylis apo Apolonia, besoni se shanset do të jenë të minimizuar duke parë organikën e ekipeve jugorë?

Për sa i përket grupit kjo gjë dihet që ekipet si Bylys, apo Apollonia janë ekipet të mira , por kjo nuk do te thotë që Besës i jane minimizuar shanset, pëkundrazi jemi akoma më të motivuar. Do të jëtë një garë e bukur dhe mjaftë e luftuar. Ne jemi Besa dhe nuk kemi frikë askënd. Ekipet janë pothuajse në të njëjtit nivel, do të jenë episodet, ato që do të bëjnë diverencën për tu ngjitur në superiore.

4- Çfarë i premtoni tifozerisë Kavajse në cilësinë e të qënit kapiten i skuadrës?

Tifozeria ka qenë gjithmonë një forcë më shumë për Besën. Ne i jemi borxhlijë atyre që ta rikthejm këtë fanellë të rëndë sa më shpejtë në Superligë. Unë i premtoj me bindje se këtë vitë është mundësia e artë për ta bër ëndërrën realitet.

5- Në fund, një koment mbi cilësin e futbollit shqiptarë. Çfarë nuk shkon?

Për sa i përket cilësis së Futbollit Shqipëtar mendoj qe kemi avancuar goxha , gjë e cila eshte e dukshme. Përfaqsimeve tona në europe, janë një tregues i qartë për një rritje graduale.

6-Çfarë nuk shkon?

Mendoj se ka shumë për të rregulluar duke filluar me terrenet sportive te cilat lënë për të dëshiruar, ekipet e moshave që duan një përkushtim nga organet kompetente deri tek arbitrimi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Mbyllet pjesa e parë/ Polonia i bën “gropën” vetes, Senegali MAHNITË (VIDEO)

Sadik.Autor

TJETËR LARGIM NGA MILAN/ Lojtari i “Kuqezinjve” vendos ta vazhdojë karrierën në Premier League

Delo.autor

ZBULON “MËKATIN” E CR7/ Nëna e Ronaldos: Një herë në javë…

Delo.autor

Leave a Comment