Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Agjenti Stipic i ofron rivalit të Milanit… Hakan Calhanoglu. Ja detajet ekonomike…

Calhanoglu ende nuk ka vendosur të ardhmen dhe Milani pret datën 30 qershor kur mbaron gjithçka…

Dallimi midis ofertës dhe kërkesës është ende thelbësor. Milani ofron 4 milion neto në sezon për katër vjet të tjera, ndërsa Gordon Stipic, agjenti i Calhanoglu, është i vendosur në kërkesën e gati 6 milion eurove në vit.

Rreziku është që, nëse palët nuk afrohen, divorci përfundimtar do të jetë i pashmangshëm.

Ndërsa pret të kuptojë nëse Milani do të jetë në gjendje të afrohet me Calhanoglu, agjenti i tij Stipic vazhdon të hulumtojë zgjidhje alternative për të ardhmen e klientit të tij.

Lajmet e fundit janë të bujshme: sipas Calciomercato.com do të kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me Interin.

Rivalët historikë të Milanit në fakt po konsiderojnë një ofertë të mundshme për Calhanoglu.

Lojtari turk mund të jetë i dobishëm për ekipin e Simone Inzaghi, veçanërisht nëse, siç duket, Christian Eriksen i pafat do të duhet (të paktën tani për tani) të largohet nga futbolli.

Calhanoglu do të ishte një zëvendësim ideal, duke pasur parasysh karakteristikat e ngjashme me ato të danezit.

Duket se Interi ka gati një ofertë pak më të lartë se ajo e bërë nga Milani për rinovimin: rreth 4.5 milion në vit plus bonuse për numrin dhjetë turk.

Një marrëveshje ende për tu ndërtuar dhe konfirmuar nga klubi zikaltër, i cili sigurisht po kërkon një mesfushor sulmues për t’ia dorëzuar trajnerit të ri.

Për Calhanoglu do të ishte gjithashtu një zgjedhje e rehatshme nga pikëpamja logjistike, duke qenë se ai nuk do të lëvizte nga Milano, edhe pse do të mërziste jo pak tifozët kuqezi.

Related posts

Dëmtohet Selmani, Alban Bushi fton një tjetër portier të Superiores

Sadik.Autor

Lajm i keq për Barcelonën, Vermaelen lëndohet përsëri

Q.Autor

Juventus refuzon 50 milionë euro të ofruara për Pjanic

Sadik.Autor

Leave a Comment