Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Largimi i Ramos “prish” traditën 117 vjeçare tek Reali, shiriti i kapitenit ndryshon kombësi

Largimi i Serxho Ramos nga Real Madrid ka ‘’prishur’’ një traditë në shtëpinë e madrilenëve ku pas 117 vitesh kapiten skuadre do të jetë një futbollist që nuk është spanjoll.

Shiritin e kapitenit do ta marrë Marselo i cili është brazilian, ndërsa i dytë në listë është francezi Benzema. Për herë të fundit shiritin e kapitenit si futbollist jo-spanjoll e kishte mbajtur Federiko Reuvelto nga Guatemala në vitin 1904.

Kjo traditë tentoi të ndryshohej nga Zhoze Murinjo në kohën kur ishte trajner i Real Madrid, kur nguroi ti jepte shiritin e kapitenit, Iker Kasijas, por tradita mbeti ende deri sa Ramos vendosi të largohet nga klubi pas 16 vitesh.

Related posts

PSG mposht Rennes, kualifikohet më tej në Kupën e Francës

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ Spalletti synon objektivin: Nuk thuhet kush luan, janë të gjithë në…

Delo.autor

Nis “Finalja” e parakohshme, Atletiko e Arsenali luajnë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment